Drashkoviç propozon Çedo Jovanoviç për president të Serbisë
Vuk Drashkoviç, kryetar i Lëvizjes së Përtritjes Serbe (SPO) e ka propozuar në emër të koalicionit “Kthesa” për president të Serbisë Çedomir Jovanoviç, kryetarin e liberalëve serbë. “Askund në Europë nuk mundet që shefi i shtetit të udhëheq fushatë zgjedhore partiake, sepse ai përfaqëson të gjithë qytetarët dhe të gjitha partitë. Për shkak se nga dita e sotme nuk do të kemi president, ndërkohë që pasojnë zgjedhjet presidenciale, natyrisht se koalicioni “Këthesa” duhet të ketë kandidatin e vet për president dhe ai kandidat është Çedomir Jovanoviç”, tha Drashkoviç, raporton gazeta serbe “Blic” .