E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama me raportuesit e KiE: PS e angazhuar për reformat

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, priti në takim bashkëraporterët e Komisionit të Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, zotin Tomas Jirsa dhe zotin Grigore Petrenco. Në vijim të interesimit të tyre, Rama vuri në dukje angazhimin e Partisë Socialiste për kryerjen e reformave të kërkuara për integrimin europian të vendit, duke theksuar se opozita ka ofruar konsenus dhe ka treguar vullnet maksimal për miratimin e ligjeve me 3/5 duke luajtur rolin që i takon në përmbushje të rekomandimeve të Komisionit Evropian.

Duke u ndalur në reformën elektorale, Kryetari i PS u shpreh se Partia Socialiste është e angazhuar për të bërë më të mirën, në mënyrë që kjo reformë të përfundojë në një kohë sa më të shpejtë dhe të adresojë të gjitha çështjet sensitive.
 

Gjithashtu, Kryetari Rama u ndal në problemet serioze që shqetësojnë vendin siç është mungesa e zbatimit të ligjit, korrupsioni, problemet e gjyqësorit dhe rrënjosja e kulturës së pandëshkueshmërisë, si dhe në domsodoshmërinë e zgjedhjes së një Presidenti të Republikës mbi palët përmes një procesi në frymën e Kushtetutës së vendit.
 

Ndër të tjera, Kryetari i PS shprehu shqetësimin për njëanshmërinë e theksuar të Televizionit Publik dhe mungesën e vullnetit të maxhorancës për të miratuar ligjin për median, të hartuar dhe me asistencë të partnerëve ndërkombëtarë.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›