E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drashkovic Me Kosoven bisedimette jene te shkurtera

BEOGRAD-Lideri i Levizjes se Ripertritjes Serbe Vuk Drashkovic ka vleresuar se bisedimet e ardhshme ndermjet Beogradit e Prishtines duhet te jene te shpejta dhe te siqnerta dhe se nuk do te guxonte te perseritej strategjia e gabuar shteterore per Kosoven ne dhjete vitet e fundit.

Si shtet jemi ne rrezik te madh nese i lejojme serbet profesionale qe perseri te eksperimentojne dhe qe ne keto bisedime te kthehen ne fillim dhe te provojne qe strategjia e gabueshme shteterore dhjetevjecare per Kosoven perseri te kthehet ne binaret e vjeter i tha Vuk Drashkoviq agjencise Beta.

Ai me tej eshte shprehur se me pakenaqesi i degjon paralajmerimet per keto bisedime pasi fitohet pershtypja se dikush ne Serbi planifikon qe dialogun me Prishtinen ta paraqese si dialogun e pare dhe negociatat e para te cilat ne fund duhet te perfundojne me njefare bisede per status.

Ky eshte rrezik i madh tha Drashkovic dhe shtoi se mendoj se bisedimet duhet te jene te shpejta dhe te sinqerta.

Vuk Drashkovic ka theksuar se ne Kosove duhet ta mbrojme ate qe eshte Jerusalemi i Serbise e keto jane kishat manastiret permendoret shpirterore dhe historike dhe popullin tone ne Kosove.

Ne kete kuader ai e ka shtruar ceshtjen se a jemi per mbrojtjen e Jeruslamit serb ose jemi per sovranitet ndaj hektareve joserbe kjo eshte pyetje ne te cilen duhet te pergjigjemi.

d.b/Evropaelire/BalkanWeb

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›