E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi sekuestrohenpese milione cigarekontrabande

ATHINEuml- Policia portuale greke njoftoi sot se ka arrestuar ne portin e Patrasit ne jugperendim nje shofer grek i cili ishte nisur per ne Itali dhe kishte fshehur ne kamionin e tij 54 milione cigare kontrabande.

Shoferi 58 vjec eshte arrestuar ndersa behej gati te hipte ne nje traget me destinacion Italine. Ai do te dergohet ne prokurori. Cigaret e radhitura ne 275 000 paketa ishin mbeshtjelle me flete te zeza prej xhelatine dhe ishin fshehur nen bidona plastike.

Greqia qe ndodhet ne jugperendim te Evropes sherben shpesh si tranzit per kontrabanden e cigareve. Doganat greke sekuestrojne miliona cigare te futura ne menyre te paligjshme ne vit nga Lindja e Mesme dhe vecanerisht nga Egjipti.
m.a/ata/BalkanWeb

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›