Drashkoviç: Politika “edhe BE-në edhe Kosovën”, e gabuar

Lideri i Partisë së Përtëritjes Serbe, Vuk Draskovic, përsëriti se Serbia nuk mundet të vazhdojë më me politikën “edhe BE, edhe Kosovë”. “Kjo politikë humbëse po zhvillohet prej 12 vitesh”, ka thënë ai për Novosti. “Kjo është zgjatje e rrugës anësore: as Kosova në Serbi e as Serbia në BE”. Sipas tij, Serbia duhet të merret me Europën, standardet europiane dhe mbrojtjen “e trashëgimisë kulturore serbe në Kosovë”. “Vetëm kjo është e mundur”, tha më tej Drashkovic.
Politikani serb Vuk Drashkovic njihet për qëndrimet e tij kundër politikës së lidershipit aktual serb ndaj Kosovës, të cilën sipas tij Serbia e ka humbur. Në fillim të këtij viti, Drashkovic kritikoi planin prej 4 pikash të presidentit Tadic për Kosovën dhe i bëri thirrje kryetarit të shtetit që të tërhiqet nga politika “edhe BE-në dhe Kosovën”.“Elementi kryesor i këtij plani është një zgjidhje përmes së cilës Serbia nuk pranon pavarësinë e Kosovës, si dhe mbështetja e të gjitha shteteve me ndikim në arenën ndërkombëtare që janë kundër ndarjes së Kosovës”, ka deklaruar Tadic.
Por plani në fjalë dhe politika e Beogradit zyrtar në tërësi është kritikuar nga kryetari i Partisë Progresiste Serbe, Vuk Drashkovic, sipas të cilit Tadic duhet të tërhiqet nga politika “edhe BE-në dhe Kosovën”.“Nëse unë vij në pushtet do të ndryshojmë politikat aktuale. Politika “edhe BE-në edhe Kosovën” po e fut Serbinë në qorrsokakun “as BE-në, as Kosovën””, deklaroi Drashkovic.