Zgjedhjet presidenciale të Serbisë, Lugina e Preshevës nuk voton

Derisa subjektet e individe të ndryshëm po zyrtarizojn kandidaturat e tyre për President të Serbisë, subjekte shqiptare në Luginë të Preshevës nuk e kanë ndërmend të ftojnë elektoratin e tyre për të votuar për presidentin e ardhshëm të Serbisë, në zgjedhjet që mbahen me 6 maj.
“Partitë shqiptare nga Presheva dhe Bujnaocit me gjasë nuk do të mbështesin asnjë kandidatë në zgjedhjet për kryetarë të Serbisë,deklaroi sot kryetari i Bashkimit Demokratik të shqiptarëve (BDSH) Rahmi Zulfiu. Ato partitë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të marrin pjesë si :Koalicion i shqiptarëve të luginës së Preshevës” Zulfiu për agjencinë Beta tha se në nivelin e koalicionit ende nuk është marr zyrtarisht vendimi lidhur me këtë,por me gjasë do të mbetet gjendja çfarë ka qenë viteve te kaluara-një pjesë e partive shqiptare nuk mbështesin asnjë kandidatë për kryetarë të Serbisë. Ai shtoi se pret se shumica e shqiptarëve votues nuk do të dalin në zgjedhjet presidenciale.