Drashkoviç: Serbia të pranojë realitetin e Kosovës

Beograd, 6 gusht, NOA Ndërsa Beogradi zyrtar nuk pranon pavarësinë e Kosovës duke vënë në dyshim edhe mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që deklaroi se pavarësia e Kosovës nuk shkel të Drejtën Ndërkombëtare, lideri i Lëvizjes për Rimëkëmbjen e Serbisë, Vuk Drashkoviç, ka deklaruar se Serbia duhet ta pranojë realitetin dhe ta ndryshojë strategjinë ndaj Kosovës.
Në një intervistë për gazetën beogradase Blic Drashkoviç theksoi se Beogradi duhet të respektojë realitetin në Kosovë, realitetin e botës në të cilën jetojmë dhe strategjinë shtetërore t'ia përshtasë synimeve reale".
Sipas Drashkoviç tashmë synimi i Beogradit duhet të jetë mbrojtja e serbëve dhe e trashëgimisë fetare në Kosovë, me garanci ndërkombëtare.
Ai nënvizoi sakaq se rezoluta e Serbisë, e paraqitur në mbledhjen e fundit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duhet t'u bëjë thirrje autoriteteve në Beograd dhe Prishtinë, që me ndërmjetësimin e BE-së dhe Kombeve të Bashkuara të zhvillojnë një dialog konstruktiv për bashkëpunim reciprok dhe për mbrojtjen thelbësore të popullit serb në Kosovë.
Drashkoviç ka këmbëngulur se vetëm mbi këtë përmbajtje, rezoluta serbe do të mbështetej nga Bashkimi Evropian, SHBA-ja, Rusia dhe të gjitha anëtaret e Këshillit të Sigurimit.
Në këtë kontekst, Vuk Drashkoviç i ka bërë thirrje qeverisë dhe parlamentit serb për ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë, e cila e bën të pamundur ndryshimin e strategjisë serbe.
mit/NOAtopsyWidgetPreload({ "url":"http://www.noa.al/index.php/kosove/92-kosove/28229-drashkovic-serbia-te-pranoje-realitetin-e-kosoves","title":"Drashkoviç: Serbia të pranojë realitetin e Kosovës","theme": "blue", "nick":"agjencia_noa" }); var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")