Drecun i frikësohet ROSU-së

Kryetari i Këshillit të Kuvendit të Serbisë për Kosovën Milovan Drecun konsideron se e vetmja rrugëdalje nga situata e tashme në raportin Beograd –serbët e veriut, është marrëveshja me serbët e Kosovës
Drecun ka vlerësuar se vizita e Aleksandër Vuçiqit në Kosovë mund të sjellë ndryshim nëse nuk parapërgatitet dështimi i saj.
Ai thotë se disa përfaqësues të serbëve nga Kosova, sidomos ata nga veriu, lehtë e kuptojnë mundësinë e ballafaqimit me pasoja të mëdha, para së gjithash ekonomike për Serbinë dhe rrezikut nga aksioni i njëanshëm i Prishtinës.
"Çfarë do të ndodhë nëse njësitë speciale ROSU – së hyjnë në shtëpinë e shëndetit në Graçanicë, në Shterpcë e të thonë që nga sot nuk ka mësim në gjuhën serbe, do të zbatohen ligjet e Kosovës. Kush mund ta pengojë këtë?”, ka thënë Drecun për gazetën "Politika"./Indeksonline/