E Diel, 1 Nëntor 2026

Drejt Italise me viza false, kapen 3 kosovare

Durres- Tre kosovare, mes te cileve dy burra dhe nje vajze, u ndaluan ne portin e Durresit gjate fundjaves teksa tentonin udhetimin drejt Italise me traget pa dokumente te rregullta. Klandestinet dispononin dokumente te falsifikuara, si pasaporta e leje qendrimi serbe e sllovene. Burime zyrtare thane se te ndaluarit jane Agron Sulaj, 35 vjec, banues ne Prizren, te cilit iu kap nje pasaporte kosovare dhe nje leje qendrimi zvicerane ne emer te tij, e cila dyshohet te jete e falsifikuar. I dyti eshte ndaluar 30-vjecari me inicialet Z. G., banues po ne Prizren, me nje pasaporte kosovare, nje leternjoftim kosovar dhe nje vize sllovene, te cilat dyshohet se i perkasin nje personi tjeter, me ngjashmeri fizike me te dyshuarin. Mengjesin e dites se djeshme u kap ne terminalin e portit duke tentuar udhetimin me tragetin Durres-Bari edhe 22-jecarja me inicialet J. T., banuese ne Skenderaj, e cila kishte perdorur per udhetim nje pasaporte serbe, ne te cilen ndodhej e stampuar ne formen e pulles nje leje qendrimi gjermane false.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›