E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vellezerit nga "Colja" ne trafik klandestinesh

Gjirokaster- Dyfishohet cmimi i trafikimit te klandestineve per ne Greqi. Nje rrjet kriminal eshte zbuluar mengjesin e dites se djeshme nga Policia e Gjirokastres, ndersa u shoqeruan 6 emigrante te paligjshem, qe tentonin te kalonin kufirin nga zona e Dropullit. Dy vellezer nga Vlora, i shpetuan operacionit te koduar "Kapelja" dhe u shpallen ne kerkim per "dhenie ndihme per kalim te paligjshem te kufirit". Nga rrefimi i emigranteve te kthyer mbrapsht, eshte zbuluar se kishin paguar nga 800-2 mije euro per person, per te mberritur ne destinacion. Takimet e klandestineve me dy vellezerit, emrat e te cileve nuk publikohen per shkak te hetimeve, beheshin ne lagjen "Cole" te Vlores, ne lokalin me pronesi te te dyshuarve, prane vendit te quajtur "Kapelja". Per kete shkak edhe operacioni eshte koduar me emrin e vendtakimit.
Dy dite me pare, forcat kufitare kane marre informacion se nje grup klandestinesh po tentonin te kalonin ne Greqi nepermjet Piramides 27 dhe 28 te komunes Dropulli i Siperm ne Gjirokaster. Ne krye te udhetimit ishin edhe dy te dyshuarit nga Vlora, te identifikuar si organizatore te trafikut. Menjehere eshte zhvilluar aksioni per izolimin dhe kapjen e tyre, por ne ndjekje, te dyshuarit kane mundur te kapercejne kufirin ne token greke ne afersi te fshatit Llongo. Te vetmit qe jane kapur ishin gjashte klandestinet nga rrethet e Fierit, Vlores dhe Beratit, te cilet nuk dinin rrugen me tej. Nga hetimet e agjenteve te Zyres Antitrafik dhe Policise Kufitare, ka rezultuar se secili prej emigranteve te paligjshem kishte paguar nga 800-2 mije euro, sipas largesise se destinacionit. Pazaret ishin bere ne lokalin e dy te dyshuarve ne Vlore dhe me tej, ishte lene vendtakimi dhe ora kur do te niseshin per ne Greqi nepermjet kufirit tokesor. Ne kete operacion ka marre pjese edhe policia kufitare greke, rajoni i Janines.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›