U mbyt ne lumin Buna, gjendet trupi i peshkatarit
Shkoder- Gjendet turpi i pajete i peshkatarit te mbytur ne ujerat e lumit Buna qe prej kater muajsh. Rreth ores 10:40 te mengjesit te djeshem, Policia e Shkodres ka marre njoftim se ne vendin e quajtur "Ishulli i lumit Buna", perballe fshatit Darragjat, komuna Dajc, nje nga zonat e permbytura ne muajt janar dhe shkurt, nga nje banor, eshte gjetur nje kufome e dekompozuar. Menjehere ne vendngjarje ka mberritur grupi hetimor, ku si rezultat i veprimeve te kryera, nga keqyrja e kufomes dhe sipas deklarimeve te te afermve, u konstatua se trupi i perkiste peshkatarit Enver Zeneli, 48 vjec, banues ne lagjen "Bahcallek" te Shkodres. Me date 24 dhjetor 2009, rreth ores 09:00 te mengjesit, gjate peshkimit me kolege te tjere, i ndjeri eshte mbytur ne ujerat e lumit Buna, pikerisht ne vendin e quajtur "Dajlan". Me gjithe kerkimet paraprake, trupi u arrit te gjendej vetem diten e djeshme, ne nje nga zonat qe u perfshi prej permbytjes. Policia mendon se kufoma eshte sjelle ne kete fshat nga rrjedha e forte e lumit.