E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drejt Kabulit 22 oficere te Policise Ushtarake

Shqipëria ka nisur drejt Afganistanit kontigjentin e 20-te ushtarak. Këtë radhë misioni është i përbërë për herë të parë nga forca e policisë ushtarake.

22 oficere dhe nënoficere do të shërbejnë për gjashtë muaj në Kabul, duke vepruar në përbërjen e kontigjentit turk.

"Rezultati i këtyre reformave, rezultati i kësaj përkujdesjeje, rezultati i një rruge të maturimit të Forcave të Armatosura është aftësia jonë për të dërguar përkrah aleatëve delegacione të kësaj natyre", tha ministri i Mbrojtjes, Arben Imami.

Pas marrjes ne dorezim te flamurit shqiptar pak para se te niset drejt Afganistanit, shefi i ketij misioni deklaroi se ngjarja e hidhur e shkurtit, qe i ndodhi forcave shqiptare ne Kandahar nuk i dekurajon forcat shqiptare.

"Ne do të merremi me ruajtjen e njësive ushtarake që ndodhen në Afganistan. Ne përgatitemi si gjithnjë, është nder që i shërbejmë Ushtrisë Shqiptare dhe Atdheut tonë", thotë shefi i misionit.

Trajnimi i Forcave Ushtarake Shqiptare perpara nisjes ne kete mission eshte kryer ne bazat amerikane ne gjermani.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›