E Diel, 1 Nëntor 2026

Rudi Vata iken nga Vllaznia

Rudi Vata nuk është më trajneri i Vllaznisë. Pas një takimi që ka pasur ish-kapiteni i kombëtares Vata me kryetarin e Bashkisë së Shkodrës Lorenc Luka, që ka cilësinë edhe të presidenti të skuadrës së qytetit.

Presidenca shkodrane ka shkarkuar trajnerin me motivacionin, performancën e dobët dhe daljen jashtë objektivave të këtij sezoni.

Gjithashtu në këtë vendim duket se ka ndikuar edhe një deklaratë denigruese që ka bërë ish-trajneri Vata në drejtim të drejtuesëve të klubit Vllaznia duke i akuzuar për përçarje të skuadrës. Për momentin trajneri i i Vllaznisë do të jetë ndihmësi Armir Grima, deri në gjetjen e një trajneri që do të mbyllë këtë sezon dhe ndoshta do të vazhdojë të drejtojë skuadrën shkodrane edhe në sezonin e ardhshëm.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›