Filmi “Pharmakon” shfaqet në kinematë shqiptare

Ka mbërritur në kinematë shqiptare filmi “Pharmakon”, një realizim i regjizorit të ri Joni Shanaj. Në qëndër të filmit është historia e të riut Branko i cili interpretohet nga, Kleviz Bega apo i njohur ndryshe si Kastro Zizo, dhe rrugëtimi e tij drejt pjekurisë, dhe kërkimin e së vërtetës, në një periudhë të vështirë tranzicioni. Në këtë film autorët paraqesin dhe ilustrojnë dorëzimi kundrejt korrupsionit, me të cilën përballemi ne ditët e sotme.
Në rolet e tjera kryesore interpretojnë Olta Gixhari dhe Niko Kanxheri. “Pharmakon” gjithashtu prek dhe vendos në fokus një konflikt te hapur brezash, mes një ati dhe një biri.
Filmi “Farmakon”, do të shfaqet për publikun e gjërë, në kinema në datën 12 prill.