Drejt “Qytetit të panjohur”, grupi i gërmimit shqiptaro- polak sjellin zbulime të reja

Një ndërtesë unike, shkallë që të çojnë drejt “qytetit të panjohur” elemente që mendohet se i përkasin shekullit të 4 para lindjes së Krishtit po që flasin shumë për historinë dhe zbulimet arkeologjike.
“Zbulimet kanë qenë më shumë rezultate interesante sepse kemi zbuluar ndërtesa me përmasa monumentale, kemi zbuluar rruge antike te qytetit, shkalle qe krijonin komunikim me sektorë te tjerë”, tha drejtues i ekspeditës, Saimir Shpuza.
“Pritshmëritë janë që ky qytet antik i cili shtrihet rreth 16 hektar, të japi rezultatet e një qyteti ilir”, tha arkeologu, Bartosz Wojciechowski.
Kulturore në Shkodër, po përgatit dosjen për të shpallur këtë vendbanim “zonë e mbrojtur arkeologjike”. Nga ana tjetër këto zbulime mund të sjellin një tjetër qasje zhvillimit të turizmit arkeologjik.
“Po plotësohet dosja teknike që ky vendbanim, të shpallet vend i mbrojtur arkeologjik A dhe B”, u shpreh Helidon Sokoli, Arkeolog, DRTTK Shkodër.
Prej vitit 2018-të arkeologët po vijojnë kërkimet në këtë qytet të konsideruar si të “ të panjohur” por dyshimet janë se ai mund të jetë qyteti.
/RTSH/