E Martë, 3 Nëntor 2026

Transporti publik në Vaun e Dejës – Mbetet një sfidë për bashkinë, pasi operatorët nuk kanë interes

Në Bashkinë Vau Dejës mungon shërbimi I transportit urban. Banorët e zonës tregojnë se ky shërbim nuk është ofruar asnjëherë, ndonëse nevoja është e madhe.

“Kam 27 vite që jetoj këtu dhe është e njëjta problematik,  nëse duam të lëvizim brenda për brenda ne duhet të marrim taksi patjetër”, tha një banore.

Kryebashkiaku i Vau Dejës Kristian Shkreli bën me dije se ka zhvilluar takime me grupet e interesit, por ofrimi I këtij shërbimi për një numër kaq të pakët banorësh është tejet i vështirë.

“Kemi bërë disa bisedime me grupet e interesit të cilët kanë mjetet e transportit publik, e kemi në vëmendje dhe do të bëjmë maksimumin që të bëjmë linjën Bushat-Vau i Dejës”, u shpreh Kristian Shkreli, Kryetar, Bashkia Vau Dejës.

Zgjidhja e problemit të transportit publik, infrastruktura dhe krijimi i këshillit rinor kanë qenë disa prej premtimeve që kandidatët kanë nënshkruar përmes kontratës sociale.

“Ne jemi në vitin e parë të qeverisjes dhe kemi filluar për të plotësuar disa nga kushtet që kemi firmosur në kontrata sociale. Kemi organizuar Këshillin Rinor për herë të parë në bashkinë Vau i Dejës”, tha Shkreli.

Kontrata sociale ka afat 4 vite për plotësimin e këtyre premtimeve, ndërkohë që për gratë e zonës Venja në funksion e transportit publik brenda territorit të Bashkisë Vau Dejës mbetet me emergjente.

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›