E Martë, 3 Nëntor 2026

Tradita e qethjes së deleve – Në familjen Proko, ky ritual është e trashëguar ndër breza

Sipas një tradite të vjetër, të trashëguar ndër breza, barinjtë bëjnë qethjen tradicionale të verës të kopeve të dhenve në kullotat e qarkut të Gjirokastrës .Të përqendruar në punë dhe të përkushtuar tek ritmi i gërshërës ata qethin me mjeshtëri delet dhe qengjat . Rituali i vjetër sipas tyre është i trashëguar dhe i lehtëson delet gjatë stinës së nxehtë .

“Në stane të mëdha përdoret makina por ne zakonisht i kemi qethur me gërshërë. Bëhemi grup dhe i qethim të gjitha kopetë, leshi nuk ka vlerë fare e hedhim poshtë sepse s’ka përpunim”,  tha Fejzo Proko , blegtor.

Blegtori Proko shprehet se është brezi i tretë nga familja e tij që po e vazhdon këtë traditë madje e ka përcjellë edhe tek fëmijët .

“Unë jam brezi i tretë dhe do tua lë dhe fëmijëve”, tha Fejzo Proko , blegtor.

Sektori i blegtorisë prej vitesh është duke u tkurrur ndërsa sipas specialistëve të kësaj fushe qarku i Gjirokastrës është një prej zonave të favorshme për zhvillimin e saj edhe për kullotat e pasura dhe veçantinë e tyre .

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›