E Diel, 1 Nëntor 2026

Drejt dështimit edhe kontrolli elektronik i kartave: Një person mund të votojë dy herë me një dokument

votim-plaka160Duket se janë të dështuara të dy projektet e teknologjisë në këto zgjedhje. Pas dështimit të numërimit elektronik në qarkun e Fierit, duket se po shkon drejt dështimit edhe kontrolli elektronik i dokumenteve të identifikimit në qarkun e Tiranës.

Siç raporton Shqip, një person mund të votojë dy herë me një dokument identifikimi në dy qendra të ndryshme.

Edhe pse persona të tillë penalizohen me ligj, sërish opozita është e shqetësuar pasi makineria e verifikon personin përgjegjës pas 48 orësh.

Kompania fituese e kontrollit elektronik, Indra, do të bëjë edhe një tjetër testim dhe më pas do të vendoset nëse do përdoret kontrolli elektronik i dokumenteve në qarkun më të madh në vend./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›