Agron Duka rrëzon deklaratat e Lefter Kokës: Do jem deputet i PR për katër vite
Kandidati i Partisë Republikane në Durrës, Agron Duka, ka rrëzuar deklaratat e Lefter Kokës se ai do bashkohet me koalicionin e majtë pas zgjedhjeve.
E ndjej për detyrë që të garantoj elektoratin tim, atë të Partisë Republikane, nën siglën e së cilës jam kandidat për deputet, se për katër vitet në vijim, do ti përmbahem pa asnjë kusht kontratës institucionale, që kam lidhur me kryetarin e Partisë Republikane, Fatmir Mediu. Morali im politik, ndërgjegjja ime qytetare, përgjegjshmëria përballë votuesve përcakton në mënyrë më të drejtë këtë pozicion logjik. Nuk do të jem aventurier, por institucional në vendimet e mia. Unë do jem deputet i PR, tha Duka./ep