E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drejt deshtimit zgjedhjet e 8 majit


Dita e hene eshte afati i fundit i konstituimit te KZAZ-ve. Opozita nuk ka dorezuar asnje emer

Zgjedhjet vendore te parashikuara per 8 majin rrezikojne qe te deshtojne. Dita e hene eshte afati i fundit i konstituimit te Komisioneve te Zonave te Administrimit Zgjedhor por vetem nje pjese e emrave eshte dorezuar ne KQZ nderkohe qe opozita nuk ka dorezuar ende asnje emer. Edhe nese opozita do te pranonte qe te merrte pjese ne zgjedhjet vendore ne rastin me te mire do te kemi nje perseritje te situates se zgjedhjeve lokale te 2007 kur forcat politike lane cdo gje per momentin e fundit. Vendimi per ngritjen e Komisioneve te Zonave te Administrimit Zgjedhor merret nga KQZ-ja jo me vone se 90 dite para dates se zgjedhjeve. Partite politike propozojne kandidaturat perkatese per anetar te KZAZ-se jo me vone se 15 dite para afatit te parashikuar ne piken 1 te ketij neni - thuhet ne nenin 28 te Kodit Zgjedhor. KZAZ-ja perbehet nga 7 anetare dhe sekretari te cilet emerohen nga KQZ-ja sipas procedures se meposhtme a dy anetare propozohen nga partia kryesore e shumices parlamentare dy anetare propozohen nga partia kryesore e opozites parlamentare nje anetar propozohet nga partia e dyte e shumices parlamentare dhe nje anetar propozohet nga partia e dyte e opozites parlamentare. Ne rast se nuk arrihet baraspeshimi politik sipas kesaj shkronje grupi perkates kompensohet me kandidaturat e partise kryesore deri ne baraspeshimin politik shumice-opozite b anetari i shtate propozohet ne gjysmen e KZAZ-ve nga partia e pare e shumices parlamentare kurse gjysma tjeter nga partia e pare e opozites Parlamentare ndersa sekretari i KZAZ-se duhet te jete jurist dhe propozohet nga partia e cila propozon zevendeskryetarin e KZAZ-se. Kusht per subjektet politike eshte qe ne 30 e anetareve te propozuar perkatesisht nga partia me e madhe e shumices dhe partia me e madhe e opozites ne shkalle vendi duhet te jene nga secila gjini. Kjo ishte nje pike teper problematike edhe ne zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit kur subjekte te ndryshme i ndryshuan anetaret edhe pas dites se konstituimit. Nese partite politike te shumices parlamentare dhe te opozites parlamentare qe kane te drejte te paraqesin kandidatura per KZAZ-te nuk e ushtrojne kete te drejte ne afatin e percaktuar sipas Kodit Zgjedhor kjo e drejte u kalon automatikisht partive qe vijne ne radhe me numer vendesh ne Kuvend pas te parave brenda grupimit perkates. Kur vendi i nje anetari te KZAZ-se mbetet vakant ai plotesohet ne perputhje me rregullat e parashikuara ne kete nen brenda 15 diteve nga data e krijimit te vakances. Gjate periudhes se zgjedhjeve vendet vakante plotesohen brenda 3 diteve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›