E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagoset ne atentat Filip Gjeloshi miku i Zani aushit

Gjeloshi eshte plagosur mbremjen e djeshme gjate shkembimit te zjarrit nga dy makina. Policia Dyshojme per hakmarrje

TIRANE- Plagoset me arme gjate nje shkembimi zjarri mes dy autoveturash Filip Gjeloshi 36 vjec miku i Zani aushit. Dyshimet e policise flasin per nje tentative hakmarrjeje te mundshme ndaj Gjeloshit per shkak se ai eshte i denuar per krimin e vrasjes dhe tentatives se vrasjes ndersa njihet per te shkuaren e tij si person i skeduar. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 2130 te mbremjes se djeshme shume prane baneses se Gjeloshit ne rrugen Siri Kodra ne kryeqytet.
Filip Gjeloshi ndodhej ne njeren prej makinave nga ku eshte hapur zjarr. Te shtenat e shumta alarmuan banoret e zones te cilet lajmeruan policine. Gjeloshi mesohet se ka marre nje plage ne shpatull dhe eshte derguar ne spital per mjekim. Burimet e policise thone se gjendja e tij eshte jashte rrezikut per jeten pavaresisht se plaga eshte serioze.
Nga hetimet e para ne vendin e ngjarjes policia gjeti nje sasi te konsiderueshme gezhojash pistolete dhe automatiku. Te gjitha sendet e gjetura ne vendin e ngjarjes si dhe deshmite e para te kalimtareve jane administruar nga ekspertet ne cilesine e provave.
Kohet e fundit Filip Gjeloshi ishte angazhuar ne nje biznes ne nje lokal me muzike live. Ai eshte i njohur per policine shqiptare qe ne vitin 1997 kur u arrestua per krimin e vrasjes. Ne vitin 2003 ai u arrestua serish per plagosjen e elektricistit Shpetim Beqiri fare prane baneses se tij ne rrugen Siri Kodra. Vetem pak muaj pas nisjes se vuajtjes se denimit prej tij ai u njoh me kapobanden e Vlores Zani aushi. Por perfshirja ne luften e bandave te Vlores per pak i mori jeten Filip Gjeloshit. Ne vitin 2003 ai u plagos me thike nga Eduart Ymeri ne burg por me pas krimin e mori persiper Gaxhai rivali i vjeter i Zani aushit. Ne vitin 2006 Gjeloshi u arrestua nga RENEA ne fshatin Lekbibaj te Tropojes ne nje shpelle ku jetonte i fshehur. Ai ne kete kohe u akuzua per vrasjen e mbetur ne tentative ndaj nje personi ne Allias. Pak kohe me pare Gjeloshi kishte rifituar lirine.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›