E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sanchez: Turp për Terryn

Sulmuesi i Barcelonës, Alexis Sanchez ka theksuar se John Terryt duhet ti vije turp për reagimin e tij që u përcoll me kartonin e kuq që mori në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të martën.

Terry goditi nga prapa me gju Sanchezin dhe u përjashtua në barazimin 2-2 në Nou Camp që dërgoi Chelsean në finalen e 19 majit me Bayern Munichun. Por, Sanchez ishte i ashpër në kritikat e tij ndaj Terryt.

“Ishte e turpshme dhe diçka që nuk do ta prisja nga një futbollist si Terry. Jam shokuar nga sjellja e tij pasi nuk e kisha provokuar, sidomos në një ndeshje aq të rëndësishme. Ai e ka tejkaluar kufirin kurse tani shprehet se është penduar. Ai ka munduar ti bëjë dëm të madh ekipit të tij por në fund doli me fat pasi ata u kualifikuan”, deklaroi Sanchez për tabloidin britanik The Sun.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›