Drejt finalizimit shitja e hidrocentraleve

Kontrata e privatizimit të katër hidrocentraleve Ulëz-Shkopet, Bistrica 1 dhe Bistrica 2 është drejt finalizimit. Burime nga Kuvendi bëjnë të ditur se kontrata e shitjes se katër hec-ve tek kompania turke Kurum ka ardhur këto ditë për në Parlament. Pasi të ratifikohet, procesi do të vijojë me dekretimin nga presidenti i Republikës, duke i hapur rrugën arkëtimit të parave. Në këto kushte qeveria, mund të marrë brenda një kohe të shkurtër shumën totale prej 110 milionë euro, kundejr të cilave janë shitur hidrocentralet. Autoritate të larta qeveritare ajnës horehur se një pjesë e mairë e këtyre të ardhurave do trë shkojnë pr të shlyer detyrimet e shtetit ndaj bizneseve.