E Shtunë, 31 Tetor 2026

Salihi debuton me gol ne Championsin aziatik

Hamdi Salihi ka debutuar me gol në radhët e skuadrës kineze, Zhiangsu Sainti.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare e a nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën me klubin e ri. Ai shpalosi të gjithë aftësitë përpara portës që prej ndeshjes së parë, të luajtur në kuadër të Champions-it aziatik.

Por, megjithë golin e Salihit, skuadra e Zhiangsu u mposht me rezultatin e thellë 5-1 nga ekipi korean, FC Seul.

Futbollisti kuqezi u aktivizua menjëherë sapo nisi pjesa e dytë e takimit dhe shëoi në minutën e 80-të, kur vendasit kryesonin me shifrat 4-0.

29-vjeçari Salihi është transferuar në fillim të shkurtit në Kinë, pasi gjatë këtyre muajve të fundit kishte mbrojtur ngjyrat e amerikanëve të DC Junajtid.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›