E Diel, 1 Nëntor 2026

Drejt përfundimit ndërtimi i shkollës “Edith Durham” në Tiranë

TIRANË, 14 nëntor/ATSH/ Punimet për ndërtimin e shkollës “Edith Durham” një ndër shkollat ikonë në Tiranë, po ecin me ritme të shpejta për ta bërë çdo detaj sa më funksional dhe bashkëkohor për nxënësit.

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se punimet janë drejt përfundimit.

“Drejt përfundimit puna për rilindjen e shkollës “Edith Durham” në Tiranë”, deklaroi Rama.

Shkolla “Edith Durham” është pjesë e programit të investimeve publike në infrastrukturën arsimore që po zbatohet në Tiranë, me synimin për të ofruar kushte moderne mësimi dhe mjedise të sigurta për nxënësit.

Nga një godinë me dy kate, shkolla e re është me katër kate, njëri prej të cilëve nëntokë dhe do të shërbejë për të mbajtur bazën materiale, pa ngushtuar hapësirat për fëmijët.

Tre katet e tjera të godinës do të jenë të aksesueshme përmes ashensorit, duke lehtësuar edhe lëvizjen për fëmijët me aftësi të veçanta.

Një tjetër hapësirë e rëndësishme e shkollës së re, do të jetë edhe palestra, e cila mund të përdoret edhe nga banorët i Njësisë 5. /j.p/

1 nga 7

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›