Drejt rolit të dyfishtë të presidentit të Këshillit të Europës
Duket qartë se presidenti i Këshillit të Europës, Herman van Rompuy, do të ketë dy funksione dhe ky funksion i fundit mund të ketë si qëllim bashkimin e vetëm 27 vendeve të zonës euro. Duket se kjo detyrë e fundit e presidentit do të forcojë nga ana institucionale bashkimin monetar por në të njëjtën kohë do të ulë edhe ndasitë mes zonës euro dhe Bashkimit Europian. Në fakt e gjitha kjo vjen nëpërmjet një komunikate ku thuhet: “Presidenti i takimit Euro do të propozohet nga krerët e shteteve dhe të qeverive të zonës euro në të njëjtin moment në të cilin këshilli europian zgjedh presidentin e tij dhe sipas një kohëzgjatje të mandatit të tij. Deri në zgjedhjet e ardhshme presidenti aktual i Këshillit Europian do të udhëheqë edhe takimet e zonës euro” (Por në të njëjtën kohë, mandati i presidentit zgjat dy vjet e gjysmë, ndërsa mandati aktual i tij përfundon në maj të vitit 2012). Në këtë mënyrë vendet e Bashkimit Europian, të cilat kishin dashur të evitonin një ndarje mes këtyre funksioneve do të ishin dakord për një zhvillim të tillë. Por ndërkaq edhe mbledhja e eurogrupit në të cilën mblidhen një herë në muaj ministrat e financës të zonës euro konsiderohet informale. Ndoshta kriza ka bërë të mundur një gjë të tillë sepse në nëntor të vitit 2008, në Paris u mbajt takimi i parë i krerëve të shteteve dhe të qeverive të bashkimit monetar ndërsa sot propozimi dhe emërimi i Rompuy merr një kuptim me të vërtetë politik. Ndoshta dhe vetë zona euro po zhvillohet gjithnjë dhe më tepër dhe kriza kërkon një integrim më të mirë mes vendeve anëtare të bashkimit europian dhe në të njëjtën kohë mund të ketë interesa të ndryshme kundrejt dhjetë vendeve që nuk kanë ende monedhën europiane. Gjithsesi ky fenomen mund të sjellë edhe reagime të ndryshme nga njëra anë krijimi formal i këshilli europian të bashkimit europian mund të konsiderohet, për vendet që nuk kanë adoptuar ende monedhën e përbashkët euro, si një humbje influence. Mund të përmendet rasti i Mbretërisë së Bashkuar apo edhe ai i Suedisë vende këto në të cilat ka shqetësim për krizën dhe të cilat nuk do të kërkonin të kishin kundërgoditje. Por edhe vendet e tjera që do të bëjnë pjesë më vonë në këtë bashkim ndihen të shqetësuara. Ndoshta edhe për këtë arsye presidenti aktual do të udhëheqë të dy këshillat ndërsa në të kaluarën të njëjtin titull e kanë patur edhe presidenti i Bankës qendrore europiane Triket dhe presidenti i Eurogrupit Junker. Disa prej mediave europiane e kanë quajtur ndërkaq si Mr Euro. Ndoshta vetë Europa kërkon të sjellë sadopak optimizëm për të gjetur një zgjidhje për shpëtimin e zonës euro përpara sfidave të mëdha që janë ristrukturimi i borxhit grek dhe forcimi i fondit të stabilitetit. “Kemi bërë progres dhe mund të arrijmë objektivat ambiciozë që kemi parashtruar të mërkurën”. Por siç pohon edhe kancelarja gjermane Angela Merkel progresi i ministrave të financës mund të jetë vërtet i tillë (madje shpresohet që të jetë i tillë), edhe pse presidenti franacez Nikolas Sarkozy është shprehur se: “jemi në mbledhje permanente” por gjithsesi ka shtuar se: “Jemi duke bërë progres”. Ndoshta këto deklarata vijnë pas një dite me mbledhje të stërzgjatura të Eurogrupit. Sidoqoftë ndonjë prej ministrave ka deklaruar se po hidhen vërtet bazat për të ardhmen. Por ndërkaq mësohet se për ristrukturimin e borxhit grek ka patur shumë debate. Sepse ka dy faktorë që më së shumti kanë ndryshuar. Faktori i parë është se tregjet kanë një ritëm tjetër ndërsa i dyti ka të bëjë me zhvillimin e ekonomisë. Gjithsesi është llogaritur se borxhi grek ka nevojë për një ndihmë financiare që kap shifrën e 252 milardë eurove dhe jo për 109 miliardë euro siç mendohej në mesin e këtij viti. Qeveritë e ndryshme janë dakort për të ndihmuar Greqinë por ndërkaq duan të forcojnë edhe institutet e kredive nëse ato do të jepnin kontributet e tyre në zgjidhjen e krizës greke. Debate dhe takime të pafundme. Vetë zonja Merkel ka theksuar se Këshilli Europian nuk do të sjellë “vendime përcaktuese” sepse bisedimet janë “shumë të vështira nga ana teknike” dhe gjithçka ndoshta mund të zgjidhet të mërkurën.
Fokus - Raporti i trojkës Europiane, “Greqia ka falimentuar”/Greqia ka dështuar. Këtë se thotë një tjetër studim i bankave të investimeve ose qendrat kërkimore, por direkt zyrtarë të Trojkës që sapo kanë përfunduar shqyrtimin e tyre të financave publike helene. Një raport i Trojkës, i përbërë nga zyrtarë të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Banka Qendrore Evropiane (BQE) dhe Komisioni Evropian. “Rreptësisht konfidenciale” është shkruar në çdo faqe. Dhe ka arsye. Tabloja që del nga DSA (Debt sustainability analysis, analiza e qëndrueshmërisë së borxhit) për Greqinë nuk është e mirë. Sigurisht, Eurogroup-i, ka rënë dakord për të paguar këstin e gjashtë (8 miliardë euro ) të ndihmës financiare të parashikuara nga plani i shpëtimit në maj 2010, në shumën e 110 miliardë eurove.
Trojka pa shumë stërhollime ka shpjeguar se borxhi grek është i paqëndrueshëm. E vetmja zgjidhje në horizont është rritja e ndërhyrjes së kreditorëve private, nëpërmjet “ përfshirjes së Private sector involvement (Psi) sektorit privat, dhe për pasojë, një kohë të gjatë plani i ristrukturimin të borxhit. Tregu pritet të kthehet në 2021, kur borxhi / produkti i brendshëm bruto (PBB) do të kthehet nën lartësinë 150 %. Deri në atë datë, sipas raportit të Trojkës, 252 miliardë eurove do të jenë të nevojshme për të siguruar mbijetesën e Athinës, në rastin më të mirë. Në rastin më të keq, disa 444 miliardë euro, më shumë se vlera aktuale e fondit të shpëtimit të shteteve evropiane për Stabilitet Financiar (EFSF). Me fjalë të tjera, duke pasur parasysh veprimin e majit 2010, i gjithë borxhi Helenik, 365 miliardë euro, do të duhet të sigurohen nga këtu deri në 2030. Pas disa javësh e pritjes, Trojka ka përfunduar verifikimin e saj të fundit në Athinë. Pavarësisht garancive që Ministri i Financave Evangelos Venizelos, i cili ende pesë ditë më parë foli për "ndjenja pozitive në lidhje me Trojkën”, raporti përfundimtar është befasues. Thjesht, asgjë nuk po shkon sic duhet. Borxhit publik, aktualisht në 160% të GDP-së, do të ndajë 186% në vitin 2013 dhe vetëm në fund të 2020 do të bjerë nën pragun e 152%, prag i konsideruar vendimtar për kthimin e Athinës në tregjet ndërkombëtare. Megjithatë, vetëm në vitin 2030, borxhi / PBB do të jetë nën 130 për qind. Sigurisht i papërballueshëm në mënyrë të qartë, edhe pse Venizelos ka theksuar se “vendi është në një rrugë të mirë”.
Pastaj është kapitulli mbi privatizimin. Në rreth 46 miliardë euro që duheshin mbledhur prej korrikut deri tani, vetëm 10 miliardë kanë hyrë në arkën e thesarit të Athinës. Dhe të mendosh që fillimisht programin më 21 korrik, i çmontuar plotësisht nga Trojka, kishte pritur të ardhurat prej 66 miliard euro (50 miliardë e aseteve të qeverisë mbi 16 miliard e pasurive që rrjedhin nga rikapitalizimi i bankave). Asnjë nga këto nuk janë respektuar, deri më tani, dhe as nuk mund të arrihet, thotë trojka, pa një program të konsolidimit fiskal më fort se kurrë.
Së fundi, ristrukturimi i borxhit. Marrëveshja e Këshillit Europian më 21 korrik përfshinte një haircut, “qethje a shkurtim flokësh”, pa një prerje të vlerës nominale të obligacioneve të mbajtura në portofolin e 21 për qind. Marrëveshja, e nënshkruar nga Instituti Ndërkombëtar i Financës (IIF), lobi ndërkombëtare bankare, menjëherë u duk shumë e dobët për të rivendosur borxhit grek. Nga 365 miliardë euro nga shuma totale, vetëm 135 ishin të përfshirë në rollovers, dmth shkëmbimin përçmues, me një angazhim nga ana e bankave kreditori rreth 37 miliardë. Shumë pak. Trojka ka dy zgjidhje: ose shkurtim prej 50%, në gjendje ta çojë borxhit nën tavanin 120% në fund të 2020, ose një prerje prej 60%, që do të sillte borxhin në 110% në 2020.
Në të dy rastet, do të ketë kosto për komunitetin ndërkombëtar.Duke lënë mënjanë anën shoqërore dhe atë të kreditit në ngarkim të bankave të ekspozuara në Greqi, për Athinën mbështetja financiare duhet të jetë prej 113.5 miliardë euro për njëzet vjet, 2011-2030, në rast të një prerje prej 50% dhe 109.3 miliardë në rastin shkurtimeve të shpenzimeve me 60 për qind. Çfarëdo zgjidhje që të merret në samitin e ardhshëm evropian, me siguri dy janë pasojat: Greqia ka falimentuar dhe falimentimi nuk do të jetë pa dhimbje.