Libri i pashkruar i Berishës
Tri vjet më parë ndërsa po mbyllej një seancë e rëndomtë në parlament, Berisha e mori fjalën si rastësisht nga fundi për të nxjerr diçka që e mundonte. Ben Blushi kish botuar romanin e tij të parë, i cili u bë shumë popullor dhe ai nuk mund ta pranonte. - “Sa për romanin e atij zotërisë tha, – ju siguroj se ja ka vjedhur gjyshit. Po po e di unë shumë mirë e ka pas gjyshi dorëshkrim dhe ai ja ka vjedhur. E di unë e ka pas vjedhjen ves ai që fëmijë.. Lere mos më thuaj mua ti, kupton apo jo…”
Ndërhyrja thuajse banale pak duke qeshur pak duke bërë lolon është e freskët për gjithë ata që e kanë parë në atë seancë parlamenti dhe që e kanë rikujtuar më vonë. Mu kujtua ky gjest sot kur foli për një libër ende të pabotuar të Edi Ramës. Atëherë Blushi i dukej armik dhe duhej quajtur hajdut, tashmë i duket më i afërt dhe i dashur dhe quhet i talentuar.. Në të vërtet Blushi është ai që ka qenë dhe librat e tij kanë të njëjtin standard, çka minimalisht tregon se ai i shkruan vetë dhe i shkruan mirë. Gjyshi i tij për hir të së vërtetës ka qenë shkrimtar shumë mediokër, për të mos thënë më mediokri i letërsisë së realizmit socialist, dhe nëse do ti ngjante atij Blushi do të ishte afërsisht në nivelin e Berishës sa i përket fantazisë dhe artikulimit.
Berisha u pa sërisht i shqetësuar nga një libër. Një libër i Edi Ramës kundërshtar i tij. Në fakt, Sali Berisha është i vetmi politikan shqiptar që nuk shkruan dot një libër për veten e tij. E do shumë atë libër, i shfaqet në gjumë, e dëshiron, e prek dhe e shfleton në vizionet e tij apokaliptike, para krisave të persiatjeve për atë që ka bërë, por nuk e shkruan dot. Nuk guxon as ta përfytyroj të shkruar. Si çdo njeri që e ka ngritur jetën mbi errësirë dhe krime, ai tmerrohet nga një biografi e tij sa të jetë gjallë. Por nuk tërhiqet kurrë. Çdo ditë cdo muaj çdo vit, çdo përvjetor të ngjarjeve politike në Shqipëri, ai hedh nga një tullë, shkruan nga një faqe duke e shtrembëruar historinë e tij, fsheh faktin si u bë komunist dhe sekretar partie, pastaj fsheh faktin si iku në Francë, pastaj fsheh faktin si ka udhëtuar në Beograd nga Franca, pastaj fsheh faktin si e ka përdorur Sigurimi i Shtetit për ekspertizën e Fiqret Shehut, pastaj fsheh faktin si ka internuar një familje mjekësh në Rrogozhinë pastaj fsheh faktin si ka masakruar një disident të vetmuar që shpërndante trakte, pastaj fsheh faktin si e ka takuar Ramiz Alinë dhe si e ka dërguar tek studentët, pastaj fsheh faktin si e mori nën kontroll PD-së, si e shpalli Azem Hajdarin bashkëpunëtor Sigurimi dhe bashkëpunëtorë UDB-je si e ndoqi atë tetë vitet e tij në lirinë që solli vet në Shqipëri, si e bëri kurban në vend të tij para PD-së, dhe më tej akoma si e çoi vendin në luftë civile, si mbijetoi dhe në çmënyrë arriti të fus Shqipërinë nën thundrën e familjes së tij përmes renegatëve të së majtës. Kur e mendon gjithë këtë errësirë që shoqëron jetën e tij, e ke të pamundur ta mendosh të njëjtin personazh duke e rrëfyer atë.
Për këtë arsye pengu i madh i jetës së tij, ka për të mbetur një libër. Një njeri në dukje energjik që ka përballuar me ligësi gjithë betejat në politikën shqiptare, është krejt i pafuqishëm para letrës së bardhë. Ligështohet, kur dikush arrin të ulet e të shkruaj dy fjalë bukur dhe shqip. E ka të vështirë ta kuptoj. Biles nuk ka më kohë ta kuptoj. Beteja e tij pa fund është beteja e një plaku të lig, xheloz, impotent, që është ndrydhur në errësirën e shpellës së vet si ciklopi duke mbajtur me nën kontroll një kope injorantësh.