E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drejt tregut unik SHBA-BE

Nga Havier Solana/ish-sekretari i Përgjithshëm i NAT O-s

Aktualisht tri vende europiane janë mes shtatë ekonomive më të mëdha në botë. Dhjetë vjet prej tani vetëm dy prej tyre do të mbeten në këtë grup. Nga viti 2030, vetëm Gjermania do mbetet në këtë listë dhe prej vitit 2050 do jenë fshirë të gjithë. Në të vërtetë nisur nga ky vit Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë përfaqësuesja e vetme e botës Perëndimore në klubin e shtatë të më fuqishmëve. Kjo do të thotë se shtete europiane janë shumë të vogla për të konkurruar veç e veç në botën e shekullit 21. Është një llogari shumë e thjeshtë. Nga viti 2030, sipas Bankës Botërore do të jenë edhe 2 miliardë njerëz më shumë, kryesisht aziatikë të klasës së mesme. Presioni mbi burimet e planetit, për komoditet, mbi ujin dhe ushqimin do të jetë i jashtëzakonshëm, duke e bërë nevojën e rebalancimit global të pashmangshme. Dhe në një botë të përcaktuar nga ndërvarësia dhe ndryshimi i përhershëm Europa do të kuptojë se bashkimi nënkupton fuqi. Në këtë kuptim, kërkesa për një zë të bashkuar europian në botë është e qartë-ish-presidenti brazilian, Luiz Injacio Lula da Silva foli për BE-në si një “trashëgimi unike ndërkombëtare”, sepse ai garanton ato vlera që e përfaqësojnë njerëzimin në mënyrën më të mirë të mundshme. Këto vlera janë mishëruar pjesërisht në shtetet e zhvilluara europiane, të cilat janë një përbërës i rëndësishëm i identitetit kolektiv europian dhe një element parësor i krenarisë së kontinentit. Por nëse Europa dëshiron të ruajë këto institucione që përhapin begati, ai duhet të gjenerojë rritje ekonomike që të mund të paguajë për to. Kjo nënkupton rritje e produktivitetit dhe forcim i konkurueshmërisë-dhe sigurimin e vendit të Europës në teksa kërkojnë të arrijnë këto qëllime. Kjo është arritja e një Marrëveshjeje të Tregtisë së Lirë Transatlantike. Jo shumë kohë më parë, në vitet ’80, Europa u spostua shoqëruar me etiketimin “euroskleroza”. Dekada që pasoi krizën e naftës të vitit 1979, u shenjua nga një rritje e papunësisë, paralizë fiskale dhe ngrirje e negociatave për pranimin në TPE, të Spanjës dhe Portugalisë. Ekonomitë europiane kishin mbetur në vend teksa SHBA dhe Japonia po rriteshin. Në atë kohë tregu europian nuk ishte unik. Pikërisht në këtë moment një konvergjencë historike e interesave nacionale dhe pozicioneve ideologjike u shfaq. (nga socialisti Miterran te konservatorët Helmut Kohl dhe Margaret Theçer). Me një largpamësi të madhe, liderët evropianë arritën në në përfundimin se ishte mungesa e integrimit ekonomik ai që po e mbante Europën të mos ecte njësoj si SHBA dhe Japonia. Zgjidhja ishte të krijohej një treg shumë më i madh: një treg unik. Kjo përpjekje kulmoi me firmosjen e Aktit Europian të vitit 1986, në të cilin hidhen themelet e ciklit dinamik të rritjes dhe papunësisë së ulët të viteve ’90. Sot marrëveshja për Tregtinë Transatlantike dhe Partneritetin në Investime është më në fund në tryezë dhe ajo premton të nxisë rritjen në BE dhe SHBA njëherazi. Por realizimi i kësaj marrëveshjeje kërkon kompletimin e projektit të Integrimit Europian. Ky proces është i ngadaltë dhe i gjatë, por është i vetmi që mund të mbajë peshën e Europës si në aktor ndërkombëtar me diçka për të thënë dhe për të ofruar. Ka qenë pikërisht ky proces, që u ka mundësuar evropianëve të shijojnë standardin më të lartë të jetesës në botë. 

Botuar edhe në "Today's Zaman"  


Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›