Drejtësia, Topi: Duhen standarde për integrimin, Arvizu: Hiqni imunitetin
TIRANE - Presidenti i Republikës, Bamir Topi, njëkohësisht kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, përshëndeti çeljen e konferencës dyditore të Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Evropës Qendrore e Lindore, e cila i kushton vëmendje disa prej çështjeve dhe problemeve më kryesore me të cilat përballet aktualisht drejtësia dhe gjyqësori.
Gjatë fjalës së tij, kryetari i shtetit e vuri theksin në rëndësinë e pavarësisë së sistemit gjyqësor, duke theksuar se kjo pavarësi përbën një nga shtyllat bazë ku duhet të mbështet shteti i së drejtës. Presidenti deklaroi se një ndër vështirësitë me të cilat përballet drejtësia është presioni dhe imponimi i ushtruar në në vendimmarrje.
Presidenti Topit vlerësoi se sistemi i drejtësisë ka nevojë për përmirësim, duke theksuar se arritja e standardeve kërkon përpjekje nga të gjithë.
Kreu i shtetit e vuri theksin edhe në rëndësinë e reformave, në mënyrë të veçantë në këtë 100-vjetor të pavarësisë së vendit, që siç tha ai, vendi të arrijë të marrë statusin e kandidat për në BE. “Një nga kriteret është arritja sa më shpejt e standardeve që kanë të bëjnë me drejtësinë”- u shpreh Presidenti.
Më tej presidenti Topi theksoi se kjo konferencë do të përbëjë një hap të rëndësishëm për konsolidimin e drejtësisë.
“Gjykata e Lartë ka një rol thelbësor në funksionimin e tërë sistemit gjyqësor. Roli i Gjykatës së Lartë është i pazëvendësueshëm. Uroj gjithashtu që kjo konferencë të ndiqet edhe nga të tjera.”- u shpreh Topi.
Imuniteti, Arvizu: Gjyqtarët të mos jenë mbi ligjin
Gjatë fjalës së tij në konferencë, Ambasadori Amerikan në vendin tonë, Aleksander Arvizu, theksoi sërish domosdoshmërinë e heqjes së imunitetit të gjyqtarëve, në mënyrë që siç tha ai, qytetarët të krijojnë besim tek drejtësia. Sipas ambasadorit, wshtw e papranueshme qw gjyqtarët të jenë mbi ligjin.
Ambasadori Arvizu theksoi se për një drejtësi efektive nevojitet transparencë dhe pavarësi.
“Çfarë kuptojmë me drejtësi efektive, drejtësia me barazi përpara ligjit. Drejtësia efektive kërkon që ligji të jetë i drejtë, i shkruar mirë dhe i qartë. Qytetarët duhet të besojnë se sistemi gjyqësor është mënyra më e mirë që qytetarët të zgjidhin problemet e tyre. Pika e parë për drejtësinë efektive është transparenca, e cila ështe thelbesore për qytetarët. Pika e dytë është pavarësia e gjyqësorit, e cila kërkon integritet personal të gjyqtarëve dhe nevojë për t’i rezistuar tundimit të parasë.”- u shpreh ambasadori amerikan.
Konferenca 14-16 maj
Konferenca e Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Evropës Qendrore e Lindore është nismë e Institutit CEELI, me seli në Pragë, por duke parë interesimin dhe përfitimin e vendeve pjesëmarrëse prej saj, kryetarët e Gjykatave të Larta të 14 shteteve vendosën unanimisht që kjo konferencë të organizohet çdo vit në një nga vendet pjesëmarrëse. Në mbështetje të këtij vendimi Shqipëria është vendi i parë që çel punimet e kësaj Konference dyditore (14-16 maj).
Në Konferencë marrin pjesë Kryetarët e Gjykatave të Larta të Shqipërisë, Azerbajxhanit, Kroacisë, Republikës Çeke, Gjeorgjisë, Hungarisë, Kosovës, Letonisë, Lituanisë, Maqedonisë, Moldavisë, Malit të Zi, Sllovakisë, Ukrainës dhe gjyqtarë e juristë të shquar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Topi: Integrimi kërkon standarde në drejtësi Berisha-gjyqtarëve: E keni bërë vendin më të lirë. Beçaj: Sfida jonë, mbrojtja e pavarësisë