E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meksikë, gjenden 49 viktima të mbështjella me qese

Të paktën 49 viktima, të mbështjellë me qese plastike, janë gjetur në qytetin verior të Meksikës, Monteri.
 

Prokurori i Përgjithshëm, Adrian de la Garca, u ka thënë gazetarëve se nuk përjashtohet mundësia që ata të kenë qenë emigrantë.
 

Ai tha se viktimat mund të jenë vrarë dy ditë më parë në një tjetër rajon të Meksikës.
 

Ndërkohë kartelat e drogës kanë përshkallëzuar luftën kundër njeri-tjetrit në Meksikë.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›