"Drejtesia do te beje punen e vete, per denimin e pergjegjesve"
Ndersa Neritan Ceka, duke komentuar masakren e 7 gushtit ne Durres dhe duke vleresuar guximin e operacionit kunder te shume kerkuarit Dajti, kritikoi faktin qe punonjesit e policise nuk ishin te pajisur me te gjitha mjetet e nevojshme per te tilla aksione. "Operacioni u zhvillua me guxim dhe duhet te conte ne paralizimin e te kerkuarit, por reagimi ishte jashte parashikimit. Drejtesia do te beje punen e vete, per denimin e pergjegjesve, por duhen nxjerre edhe mesime per pajisjen e njerezve qe marrin pjese ne aksione te tilla, me te gjitha mjetet e nevojshme",- tha Ceka, duke propozuar analizim te thelle te kesaj ngjarjeje per te mos lejuar me viktima ne radhet e uniformave blu.