Bashkeshortja e Dajtit, para gjykates per vendimin
Ne momentin qe Dritan Dajti eshte sjelle me masa te rrepta sigurie ne gjykate, bashkeshortja e tij, Dorela Dajti, gjashte muaj shtatzene, eshte paraqitur sa hap e mbyll syte, duke pritur per vendimin e gjykates. E veshur me nje kanotiere me rripa, ngjyre portokalli dhe me lule, me pantallona te bardha, me nje cante te bardhe ne sup, Dorela eshte afruar tek dera e hekurt, poshte te ciles ndodhet tuneli qe lidh burgun me gjykaten.
Bashkeshortja e Dajtit, gjate nje bisede sqaroi se nuk ka qene me te ne makine diten e ngjarjes. Sipas saj, ajo ka qene e shqetesuar per prangosjen e te vellait, i cili ka qene duke shoqeruar nje pjesetar te familjes. Dorela Dajti ka tentuar shume here qe te afrohej me deren e gjykates, deri ne momentin qe makina e blinduar e spitalit te burgut te dilte jashte, por ajo se bashku me gjithe familjaret e tjere, jane detyruar te largohen shume larg gjykates, pas urdhrit te nxjerre nga Gjergj Jorgo, zevendesdrejtori i Policise se Tiranes, ne ato momente. Largimi i familjareve si dhe te gjithe qytetareve, shmangu edhe eliminimin e ndonje tentative tjeter te Dritan Dajtit per t'u arratisur. Sipas burimeve nga Prokuroria e Krimeve te Renda, Dorela Dajti ka dhene shpjegime perpara akuzes, duke pranuar faktin qe ka qene ne Durres diten e ngjarjes, por pasi ka marre dijeni per ngjarjen.