Drejtësia indiane, dënime qesharake për 15 mijë viktimat
Një gjykatë ka vendosur dje që të dënojë 7 ishdrejtues të Union Carbide për “vrasjen për arsye neglizhence” dhe rolin e tyre në tragjedinë e vitit 1984, kur një gaz toksik që doli nga fabrika mori jetën e 15 mijë personave. Kjo njëherazi konsiderohet edhe si një nga tragjeditë më të mëdha në botë të shkaktuar nga industria.
Të mbijetuarit e tragjedisë së Bhopal në Indi, një pjesë e të cilëve u grumbulluan para gjykatës në momentin e vendimit deklaruar se dënimet ishin shumë të lehta për krimin e madh dhe shkatërrimin e mijëra e mijëra jetëve që kishin shkaktuar drejtuesit e uzinës kimike. Ky dënim vuri në dukje edhe njëherë dobësinë e sistemit ligjor indian. Ndërkaq, çështja do të hidhet nga avokatët e të akuzuarve në apel dhe kështu ky proces mund të vazhdojë pa frikë edhe dhjetëra vite të tjera, ndërkohë që njerëzit vuajnë brez pas brezi pasojat tragjike dhe fajtorët jetojnë jashtë të lirë.
Tragjedia ndodhi mëngjesin e dhjetorit të vitit 1984 kur nga një uzinë pesticidesh doli një re që përhapi në ajër metil isocianatin, një lëndë vdekjeprurëse që mori menjëherë jetën e 4000 personave brenda pak orësh. Por pasojat e kësaj reje helmuese u shtrinë edhe te banorë të tjerë të asaj zone dhe të zonave në afërsi, sepse brenda pak ditësh vdiqën plot 15 mijë njerëz. Por sipas shifrave, rreth 50 mijë njerëz u prekën nga kjo situatë. 25 vjet më pas vazhdojnë ende që të lindin fëmijë me dëmtime të dukshme të trupit dhe të mendjes për shkak të ekspozimit ndaj gazit të prindërve të tyre. Shefat e fi rmës që shkaktoi tragjedinë ishin të gjithë indianë dhe ata janë dënuar me dy vjet burg dhe tashmë janë në të 70-at. Megjithatë, të gjithë janë lëshuar me kusht, menjëherë pas vendimit të gjykatës. Sipas të dhënave ata do t’i drejtohen apelit dhe me siguri që nuk do të kenë mundësi që të venë këmbën në burg. Sistemi gjyqësor në Indi është ndër më problematikët në botë dhe thuajse i korruptuar në çdo qelizë të tij, ndaj nuk mund të pritej një vendim i drejtë që do të kishte shlyer viktimat dhe do të kishte vendosur drejtësi. Për më tepër për dhënien e vendimit ka kaluar një kohë shumë e gjatë dhe kjo vonesë duket se ka qenë e kotë për shkak të dënimit që ka qenë qesharak për shkaktarët e një tragjedie, pasojat e së cilës vazhdojnë. Megjithatë, një vendim i tillë qesharak nuk është se ishte i papritur. Edhe vetë fi liali i kompanisë “Union Carbide” që operonte në Indi është dënuar me një gjobë prej 10 mijë dollarësh.
Pas tragjedisë, kompania ndërroi emër dhe tani operon sërish, por me emrin Industritë e Përditshme në Indi. Para drejtësisë u vunë 12 persona mes të cilëve 8 nëpunës të lartë të degës indiane të kompanisë, të gjithë indianë dhe shefi i korporatës qendrore në kohën që ndodhi tragjedia, vetë kompania dhe dy kompani të tjera që bashkëpunonin me të.
Fillimisht ata janë akuzuar për vrasje të shumëfi shtë, por më pas Gjykata e Lartë e reduktoi akuzën në: “vdekje për shkak të neglizhencës”. Sa për shefin e madh të korporatës, ai u arrestua menjëherë pas asaj që ndodhi, por më pas arriti që të lirohej dhe të shkonte në SHBA ku edhe punon aktualisht.
#