“Drejtësia në sytë e një piktori”, Gjykata e Lartë hap dyert në 110 vjetorin e krijimit të saj

Një drejtësi e hapur për publikun përtej perdes së hekurt. Ekspozita që ka çelur dyert e gjykatës së lartë me piktura të nxënësve të Tiranës dhe dokumente historike që cekin drejtësinë shqiptare i shërben pikërisht këtij qëllimi.
Ajo çfarë tërheq në punimet e krijuesve të rinj është mënyra si ata e perceptojnë sot drejtësinë, të drejtë apo të korruptuar, të anshme apo të paanshme.
Dokumenti i parë që shërben si akti i parë për organizimin dhe funksionimin e gjyqësorit pas shpalljes së pavarësisë daton në 10 maj 1913 dhe quhet Kanuni i Zhurisë, por mes dokumenteve të nxjerra nga arkiva zbuluar pak muaj më parë është edhe emërimi 12 ditë para këtij akti, emërimi i kryetarit të gjykatës civile Vlorë, Kristo Floqi.
Ekspozita ku nuk mungojnë fotografi nga procese gjyqësore apo mbledhje te këshillit popullor në kohën e periudhës socialiste si dhe dënime me vdekje për faje politike sikundër ndodhi me ish Kryeministrin Fan Noli më 28 prill të 1926 apo ai i ish Kryeministrit Hasan Prishtina më 2 korrik të 1928 mori interes të shtuar në këtë 110 vjetor.
/rtsh.al/