E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

“Pres të pestin”! Hygerta Sako i thotë ‘JO’, oferta që mund ta çonte në Itali

Hygerta Sako ishte e ftuara e Ermal Peçit në programin “Më prit në fundjavë”. Emisioni historik në RTSH “Rubrika Sportive” festoi 53 vjetorin e krijimit të tij, moment reflektimi dhe dashurie edhe për prezantuesen e njohur. Ajo tregoi se edhe pse ka pasur eksperienca me programe të ndryshme televizive, lidhja me sportin e ngjarjet futbollistike është krejtësisht e veçantë.

Hygerta në këto dekada televizion ka provuar vetën në shumë sfida, por mesa duket pret më shumë kënaqësi prezantimin e Festivalit të Këngës. Ajo tha në “Më prit në fundjavë” se pas 4 prezantimeve të Festivalit të Këngës do dëshironte shumë të bënte edhe një të pestë.

Në kohën kur shumë figura bëjnë lëvizje mediatike, Hygerta i tregoi Ermalit se lidhja më ekranin e RTSH është shumë fortë. Mesa duket, edhe pse ajo nuk “bërtet” sukseset e propozimet që merr, mësuam se Hygerta ka refuzuar ftesën për të qenë pjesë e skuadrës së Maria De Filippit në Itali.

Një moment emocionues ishte ai i lidhjes së fortë me të ndjerin, babanë e Hygertës. Ajo zbuloi se ai ka qenë suportuesi i saj më i madh, edhe në kohët kur një vajzë pjesë e konkurseve të bukurisë paragjykohej shpesh. “Më mungon shumë, foton e tij e kam në dhomë”, tregoi Hygerta Sako.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›