Drejtesia perballe emrit jo ligjit
Drejtesia shqiptare vihet perballe sproves se madhe ate te procedurave te cilat ne te shumten e rasteve interpretohen ne menyra te ndryshme. Shpeshhere gjykatat dhe prokuroria kane mbyllur dosje me arsyetimin se jane gabuar me procedura pa u futur ne brendesi te ceshtjes. Nderhyrjet e shumta ne sistemin e drejtesise kane sjelle qe te hiqen nga pergjegjesia penale jo pak por dy ministra aktuale ne kabinetin Berisha ndersa nga ana tjeter te lihen ne burg persona te tjere te cilet megjithese kane te njejta procedura me ministrat duhet te vuajne pasojat e vepres penale qe kane kryer. Askush nga gjyqtaret qe po shqyrtojne ceshtjen Gerdeci nuk eshte shprehur mbi fajesine ose jo te ish-ministrit te Mbrojtjes Fatmir Mediu. E njejta gje ka ndodhur edhe me ish-ministrin e Transporteve Lulzim Basha i cili u mor i pandehur nga prokuroria per abuzime gjate ndertimit te rruges Durres-Kukes. Gjykatat shqiptare nuk jane futur ne brendesi te akuzave por kane dhene vendim siperfaqesor duke vleresuar se prokuroria ka gabuar me procedurat. Per rastin e Bashes Gjykata e Larte vendosi se prokuroria ka shtyre hetimet pa kryer asnje veprim. Gjykata tha se komunikimi i akuzes dhe i akteve te dosjes eshte kryer jashte afateve. Aktet e dosjes i ishin dorezuar Bashes me poste te cilat i ktheu ne nje menyre origjinale te padegjuar ndonjehere hedhjen e tyre ne oborrin e akuzes qendrore. Per rastin Mediu gjykata ka vleresuar se komunikimi i akuzave dhe afatet e hetimit ishin brenda afateve por i pandehuri ne kete rast kishte rifituar imunitet. Per keto dy precedente drejtesia shqiptare nuk mori nje vendim unifikues kjo edhe per mungese te anetareve te Gjykates se Larte te cilet keto vitet e fundit funksionojne me trupe te pergjysmuar pasi politika ka vonuar ne maksimum emerimin e tyre. Procedurat kane lene jashte hetimeve edhe persona te tjere aq sa nje pjese e mire e te pandehurve kopjuan precedentin Basha. I pari ishte shtetasi Damir Fazlic i hetuar ne Shqiperi per pastrim parash. Megjithate ceshtja ndaj tij u pushua per mungese provash. Procedurat kane vijuar te interpretohen ndryshe nga gjykatat shqiptare edhe per te pandehurit qe ndodhen ne burg te dosjes Gerdeci. Megjithese afatet e paraburgimit per Mihal Delijorgjin Ylli Pinarin Dritan Minxollin dhe Sokol Gjecin kane perfunduar asnje gjyqtar nuk ka vendosur per lirimin e tyre qofte me masen arrest me burg. Kjo per shkak se ne te gjithe karrieren e tyre do tu mbetej nofka gjyqtari qe liroi te arrestuarit si shkaktaret e tragjedise se Gerdecit. Ngjarja per te cilen akuzohen te pandehurit eshte shume tragjike pasi ne te vdiqen 26 persona dhe qindra te tjere u plagosen. Lirimi i tyre do te kishte pasoja megjithese ata fare mire mund te ruhen nga punonjes policie ne banese. Por edhe kjo ka nje kosto te dyfishte saqe drejtesia shqiptare ka vendosur te funksionoje ne baze te te akuzuarit dhe jo ne baze te ligjit i cili duhet te jete i barabarte per te gjithe.