E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria u shkurton fondin ish-pronareve dhe mbush arken e Drejtorise se Burgjeve

Vendimi Kuota per Agjencine Kombetare te Kompensimit te Pronave do te kete 20 milione leke me pak

Qeveria shkurton fondin e kompensimit te pronareve me 20 milione leke dhe rrit me 13 milione leke buxhetin e Drejtorise se Burgjeve per vitin 2010. Ne 33 ditet e mbetura te vitit 2010 qeveria ka ndermarre nje operacion blic per te transferuar parate e mbetura nga kompensimi fizik i pronareve ne adrese te Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve. Vendimi eshte marre nga Keshilli i Ministrave ne kuader te disiplinimit te fondeve per vitin 2010. Ne buxhetin e ketij viti ishin parashikuar 1.7 miliarde leke per kompensimin financiar te 2075 ish-pronareve. Ky vendim shkurton fondin e ish-pronareve dhe nga ana tjeter mbush arken e burgjeve. Ne buxhetin e vitit 2010 Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve ka parashikuar rritjen e sigurise ne sistemin e burgjeve dhe paraburgimeve nepermjet sistemit te kamerizimit nderlidhjes dhe kontrollit. Qeveria ne prill 2010 hapi tenderin per te blere dhe montuar sistemin e pajisjeve per bllokimin e valeve te telefonise se levizshme prane burgjeve ne Shqiperi. Kostoja e instalimit te kesaj aparature kapi nje vlere prej rreth 30 milione lekesh te percaktuara me vendim te posacem te Keshillit te Ministrave.

Per vitin 2011 buxheti per kompensimin e pronareve ne vlere monetare kap vleren e 2 miliarde lekeve. Nga keto 600 milione leke jane fonde te transferuara direkt nga buxheti i shtetit ndersa pjesa tjeter jane te ardhura nga burime te ndryshme kryesisht privatizimet dhe te ardhurat e legalizimeve. Ne total shuma e percaktuar per kompensimin ne vlere te pronareve perben rreth 0.1 per qind te Prodhimit te Brendshem Bruto. Parate shperndahen nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave. Sipas rregullores agjencia administron dosjet dhe vijon vleresimin duke filluar nga me te vjetrat. Fondi i parashikuar ne buxhetin e vitit te ardhshem per kompensimin e pronareve eshte me i madh se ai i ketij viti. Per vitin 2010 qeveria kishte parashikuar nje fond per kompensimin e pronareve ne vleren e 1.7 miliarde leke. Nese i referohemi treguesve te pasqyruar ne treguesit makroekonomike 2011-2013 fondi per kompensimin e pronareve pritet te rritet edhe me 200 milione leke te tjera gjate vitit 2012. Pavaresisht kesaj ne menyre te perseritur pronaret kane kundershtuar praktiken e ndjekur per kompensimin e tyre duke e cilesuar ate te deshtuar per faktin se shuma qe duhet kompensuar eshte teper e madhe dhe me ritmet e ndjekura deri me tani ky proces nuk mund te perfundoje per vite te tera.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›