Flamuri kombetar i kuq prej gjakut te partizaneve

- Daja e di ti pse eshte i kuq flamuri shqiptar
- Jo. Pse
- Nga gjaku i partizaneve.
- Si nga gjaku i partizaneve
- Erdhen gjermanet donin ta merrnin flamurin. Partizanet luftuan derdhen gjak dhe flamuri u be i kuq si gjaku...
Ky dialog u zhvillua para disa ditesh mes Anit 5 vjece dhe dajes se saj. Ani e cila frekuenton nje kopsht shteteror ne Tiranen e Re ka mesuar kete muaj me tekst e muzike himnin e flamurit si dhe dicka mbi simboliken e vete flamurit. Vogelushja di te thote madje se partizanet luftuan per ideal megjithese nuk e di cfare eshte ideali. Nga ana tjeter ajo ngre supet kur daja e pyet per Skenderbeun.
Ne te gjitha kopshtet e femijeve ne Shqiperi publike e jopublike gjate muajit nentor femijeve u mesohen konceptet baze te atdheut dhe simboleve te tij.
Ne punojme ne baze te programit te miratuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkences. Ne kete program percaktohen temat qe duhet ti zhvillojne vete edukatoret. Aktualisht kemi ne program atdheun himnin e flamurit e tematika te ketij lloji qe perkojne me festen kombetare dhe jane ndare sipas grupmoshave thote Majlinda Shtembari drejtoreshe e kopshtit te femijeve numer 60 ne kryeqytet.
Shtembari sqaron se ne baze te programit edukatoret i zhvillojne vete tematikat e kerkuara duke perdorur njohurite e tyre dhe literaturen qe mund te gjejne. Sipas saj Ministria e Arsimit dhe Shkences nuk jep asgje tjeter vec tematikave dhe nuk ve asnje kufizim per zhvillimin e tyre.
Tematika e edukimit ne kopshte perfshin nje game te gjere qe nga higjiena vetjake tek edukata qytetare e deri te konceptet e para mbi atdheun. Te gjitha keto tematika zhvillohen njesoj ne baze te vullnetit dhe aftesive te edukatoreve.
Por nese mund te biem dakord se edukimi per normat e sjelljes dhe pastertise mund ti besohet cdo gruaje shqiptare me formim mesatar nuk mund te themi se e njejta gje vlen edhe per shpjegimin e atdheut dhe simboleve te tij. Jane koncepte te veshtira per tu rrokur nga mendje mature e vazhdojne te jene pjese e debateve nder intelektuale.
Megjithate femijet tane ne vitin 2010 mesojne se flamurin e kemi dhurate prej partizaneve qe dhane jeten rreth 30 vjet pasi ky flamur ishte zyrtarisht i Shqiperise dhe rreth 500 vjet pasi ky flamur ishte njohur si simbol i shqiptareve ashtu sic eshte sot me fushen e kuqe e shkaben e zeze dykrenare.
Shkaba dykrenare eshte nje tjeter objekt komentesh nga me te cuditshmet prej edukatoreve. Ja cfare u thote nje edukatore tjeter e nje kopshti publik femijeve qe e pyesin Pse shqiponja ne flamur ka dy koka ndash Shqiperia ka Veriun dhe Jugun te dy duan te duken ndaj shqiponja ka dy koka .
Me mesime te tilla e te tjera ndoshta edhe me te ububushme po mekohen femije te moshave nga 3 ne 5 vjec anembane Shqiperise.
Ministria e Arsimit dhe Shkences eshte ne dijeni te gafave por nuk jep dot nje zgjidhje te menjehershme per problemin. Eumlshte e vertete ka edukatore te papergjegjshme pohon Nora Malaj zevendesministre e Arsimit e cila nuk e sheh problemin te programet e ministrise por te zbatimi i tyre nga edukatoret si dhe te nje koncept i gabuar qe kane vete prinderit per kopshtet.
Ajo thote se prej nje viti po punon fort per te bere ndryshime ne arsimin parashkollor por ka ende shume per te bere. Ne kopshte femijet krijojne elementet baze te formimit. Mesojne se pari si te sillen si qenie sociale konceptet e para te bashkejeteses por edhe konceptet e para per shtetin atdheun simbolet e tij. Per kete arsye duhet tu japim nje tjeter rendesi ketyre institucioneve qe aktualisht nga prinderit nuk konsiderohen fare si institucione arsimore por si institucione te kujdesit thote Nora Malaj.
Per gafat pergjegjesia kryesore bie mbi edukatoret ne disa raste te paarsimuara si duhet e shpesh te patrajnuara sic kerkohet. Nuk eshte e lehte te ndryshosh gjendjen ne pak kohe. Kemi shume edukatore te vjetra qe nuk kane arsimin e duhur por kane eksperience te gjate pune. Nuk mund te hidhen ne rruge. Por kemi edhe shume edukatore te reja qe kane arsimin e kerkuar por neglizhojne trajnimet thote Nora Malaj.
Me pak fjale edukimi i mbrapshte i femijeve nuk mund te ndalet lehte. Ministria e Arsimit pranon pjesen e vet te pergjegjesise qe ka te beje kryesisht me kontrollin e edukatoreve gje qe duket se ka caluar. Por kontrolli sado i shpeshte dhe i rrepte nuk do te sillte shpejt crrenjosjen e problemit. Lufta kunder fenomenit duhet te behet se pari nga prinderit. Deri me sot ne Ministrine e Arsimit nuk eshte ngritur asnjehere zyrtarisht problemi i edukimit te mbrapshte ne kopshte sepse asnje prind nuk eshte ankuar per kete. Te gjithe interesohen qe femijet te jene ngrohte dhe te mos dhunohen fizikisht packa se ne memoriet e tyre te bardha po shkruhen gjepura qe zor se do te shuhen nga vitet.