Drejtimi i Bashkisë së Tiranës – Veliaj sqaron delegimin për Sara Goxhajn, rikthen Anuela Ristanin

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka sqaruar nga paraburgimi i Durrësit situatën në Bashkinë e Tiranës se kush do e drejtojë në mungesë te tij.
Në një reagim në rrjetet sociale, ai shpjegon arsyen e ridelegimit të Anuela Ristanit për vazhdimin e kompetencave te kryetarit, ndërkohë aludimeve mediatike për mos dakordësitë mes tij dhe Ramës, veliaj u dha këtë përgjigje.
“U informova që paska plasur peshku në moçalet mediatike për përplasjen time me Ramën, për punë delegimesh. E para njëherë, me Ramën kam vetëm mall të takohem për të folur për punët si gjithmonë dhe asgjë tjetër s’më shkon në mendje. E dyta, kam firmosur një ridelegim me idenë e gabuar se ishte dakordësuar brenda ekipit drejtues, por kështu është kur “punon” pa informacionin e mjaftueshëm. E fundit, kërkoni e gërmoni ku të doni tani, se u bë sport ky falë edhe prokurorit tim të dashur, por në marrëdhënien time me Ramën lodheni kot fare, se është plazmuar në kohëra të vjetra dhe nuk e ndryshon dot asnjë kohë, sado e mallkuar qoftë. Delegimi është rikthyer aty ku ishte dhe këtu mbyllet edhe keqkuptimi”, shkruan në reagim.
Më 18 mars, Veliaj kishte firmosur delegimin e detyrës së kryebashkiakut për një tjetër nga nënkryetarët e bashkisë, Sara Goxhajn, duke krijuar një zhurmë mediatike, të cilën Veliaj e hodhi poshtë përmes qëndrimit të tij në rrjetet sociale.
Gazetare: Jonela Sagajeve
/rtsh.al/