E Martë, 3 Nëntor 2026

Drejtimi i NATO-s, presidenti i Rumanisë shpall kandidaturën për të pasuar Stoltenberg

Presidenti rumun, Klaus Iohannis, shpalli të martën (12 mars) kandidaturën e tij për të pasuar Jens Stoltenberg në udhëheqjen e NATO-s , pozicion për të cilin megjithatë kryeministri holandez Mark Rutte duket të jetë favorit.

“Kam vendosur të kandidoj për postin e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s”, tha Iohannis në një fjalim të shkurtër, duke theksuar përvojën e tij si president i vendit të Evropës Lindore në vijën e frontit të NATO-s pas pushtimit rus të Ukrainës.

“Mendoj se NATO-ja duhet të rinovojë perspektivën e saj për misionin e saj. Evropa Lindore ka një kontribut të çmuar për të dhënë në bisedimet dhe vendimet e NATO-s”, tha ai.

Megjithatë, shumë vende anëtare të Aleancës po mbështesin kryeministrin holandez Mark Rutte për të pasuar Stoltenberg. Emri i kryeministrit në largim të Holandës është dëgjuar gjithnjë e më shumë kohët e fundit për postin e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s dhe politikani 57-vjeçar mbështetet nga SHBA, Gjermania dhe Britania.

Megjithatë, javën e kaluar, Hungaria shprehu hapur kundërshtimin e saj ndaj kandidaturës së Rutte. Për emërimin e sekretarit të ri të përgjithshëm kërkohet unanimiteti i 32 vendeve anëtare të Aleancës./ CNN.gr

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›