E Martë, 3 Nëntor 2026

Kina, Irani dhe Rusia nisin stërvitjen e përbashkët detare në Gjirin e Omanit

Marina e Kinës, Iranit dhe Rusisë kanë filluar stërvitjet e përbashkëta në Gjirin e Omanit, stërvitjen e tyre të pestë të përbashkët ushtarake në vitet e fundit. Stërvitjet ushtarake që do të zgjasin deri më 16 mars do të përfshijnë anije luftarake dhe aviacion.

Stërvitja e përbashkët përkon me tensionet e rritura në rajon, ndërsa lufta e Izraelit në Gaza vazhdon për të gjashtën muaj dhe rebelët Houthi të Jemenit kanë nisur sulmet ndaj anijeve në Detin e Kuq.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se stërvitjet që do të zgjasin deri të premten dhe do të përfshijnë anije luftarake dhe aviacion do të fokusohen në mbrojtjen e “aktivitetit ekonomik detar”.

Nga ana e saj, Ministria e mbrojtjes e Kinës tha se stërvitjet “Rripi i Sigurisë Detare – 2024”  kishin për qëllim “ruajtjen e përbashkët të sigurisë rajonale detare”.

“Kina do të dërgojë shkatërruesin e raketave të drejtuar Urumqi, fregatën me raketa të drejtuara Linyi dhe anijen e furnizimit gjithëpërfshirës Dongpinghu për të marrë pjesë në stërvitje”, shtoi ministria

Edhe media shtetërore iraniane, raportoi se qëllimi i stërvitjes është të forcojë “sigurinë e tregtisë ndërkombëtare detare, luftimin e piraterisë dhe terrorizmit detar”.

Stërvitjet vijnë pasi një koalicion detar i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara ka operuar në ujërat e Detit të Kuq që nga dhjetori 2023 duke u përpjekur të kundërshtojë sulmet e Houthi.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›