E Diel, 1 Nëntor 2026

Drejtoresha e Arkives se Shtetit KQZ nuk ka sjelle plotesisht dokumentacionin

Drejtoria e Pergjithshme e Arkives se Shtetit shprehet se ende nuk ka marre ne dorezim te gjithe materialet zgjedhore te vitit 2009. Drejtoresha e ketij institucioni Nevila Nika e pohon kete fakt duke theksuar se KQZ eshte e detyruar qe ti dorezoje ne arkive materialet e zgjedhjeve te kaluara parlamentare por pas perpunimit te tyre.


Ne baze te ligjeve ne fuqi parashikohet qe fondkrijuesi qe ne kete rast eshte Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mund te miratoje me nje leje te vecante shfrytezimin e tyre per cilindo person apo per cfaredo enti institucioni tjeter apo parti politike.


Drejtoresha e Arkivit Shteteror shprehet se KQZ deri ne keto moment nuk i ka dhene leje asnje institucioni tjeter per hapjen e materialeve. Lidhur me mundesine e perdorimit te materialeve te zgjedhjeve te 2009-es nga nje Komision Hetimor zonja Nika sqaron se institucioni qe drejton eshte i gatshem per te mundesuar nje gje te tille nese KQZ do ti jape leje.


Pak dite me pare Partia Socialiste akuzoi KQZ-ne se po perdor listat e zgjedhesve te 2009 edhe per zgjedhjet vendore.


Sipas Kodit Zgjedhor materialet zgjedhore ruhen tek Arkivi i Shtetit. A i keni marre ne dorezim te gjitha materialet e planifikuara meqe edhe procesi i pastrimit te kutive ka perfunduar


Drejtoria e Pergjithshme e Arkivave bazuar ne ligjin Per Arkivat date 06.11.2003 nr. 9154 ne zbatim te detyrave te saj eshte ne kontakte te vazhdueshme me te gjitha institucionet fondkrijuese te cilat ligji i detyron te derdhin ne A.Q.Sh Arkivi Qendror Shteteror fondin arkivor perkates.


Ne rastin e KQZ-se ne ende nuk kemi marre ne dorezim dokumentet e vitit 2009 qe do te thote ato te zgjedhjeve te pergjithshme parlamentare. Bazuar ne ligjin Per arkivat ne Republiken e Shqiperise dhe ate te Kodit Zgjedhor te miratuar ne dhjetor 2008 KQZ eshte e detyruar ti depozitoje ne Arkivin Qendror Shteteror por pasi te kete kryer perpunimin tekniko-shkencor te dokumenteve dhe te kete hartuar inventarin perkates.


Drejtoria e Inspektimit prane DPA -se ka kontaktuar me KQZ -ne duke i dhene ndihme e keshillim per kryerjen sa me pare te ketij procesi i cili eshte drejt perfundimit.


Si ruhen materialet zgjedhore


Kujdesi per ruajtjen e mirembajtjen e ketyre dokumenteve eshte maksimal ashtu sic eshte vepruar ne dekada e vazhdon edhe per te gjitha fondet e tjera qe ruhen prane A.Q.Sh -se.
Ligji parashikon qe fondkrijuesi qe ne kete rast eshte Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nese miraton me nje leje te vecante shfrytezimin e tyre per cilindo person apo per cfaredo enti institucioni tjeter apo parti politike ju jeni i detyruar qe ti jepni.


A ju ka ardhur nje kerkese e tille


Natyrisht qe jemi te detyruar ti japim dhe deri ne castin qe ju po me pyesni nuk kemi marre asnje kerkese te tille.


Ka zera qe jane marre listat e meparshme zgjedhore te qyteteve kryesore ne vend per tu perdorur edhe per zgjedhjet vendore qe jane ne prag.


fare garancish jepni ju


Zerat i merr era faktet jane fakte. Sic ju thashe pak me pare KQZ nuk ka dhene asnje leje te vecante per shfrytezimin e tyre dhe per rrjedhoje ne nuk i kemi sherbyer askujt.


Gjithsesi me duhet te theksoj fuqishem se D.P.A eshte jo vetem nje institucion qe kujdeset per mbrojtjen ruajtjen dhe keshillim e dokumenteve arkivore me R.H.K Rendesi Historike Kombetare duke zbatuar me perpikmeri ligjet. Ne keto kushte mendoj se garancia nuk vihet ne dyshim.


Nese do te kerkohet hetimi i listave nga Prokuroria apo nga nje komision hetimor a do ti jepni listat e zgjedhesve dhe materialet e tjera


Nuk ka asnje medyshje nga ana jone per ti vene ne dispozicion te tyre gjithnje pasi te jete marre miratimi i KQZ -se si fondkrijues.


Pjese nga Ligji Nr. 9154 date 06.11.2003

Per Arkivat

Neni 66


Shfrytezimi i dokumenteve arkivore mund te lejohet edhe per rastet e parashikuara ne nenin 65 nese nje interes publik me i larte e perligj hapjen.

Neni 67


1. Leje per shfrytezim te parakohshem te dokumenteve qe u kufizohet sherbimi ne nenet 61 62 dhe 63 te ketij ligji jepen perkatesisht.
a nga fondkrijuesi
b nga autoriteti klasifikues per dokumentet e klasifikuara sekret shteteror
c nga vete personi per dokumentet qe permbajne te dhena intime dhe qe kane te bejne me dinjitetin personal te tij.
2. Te drejten e perjashtimit e kane gjithashtu
a Drejtori i Pergjithshem i Arkivave per dokumentet qe ndodhen ne Arkivin Qendror Shteteror dhe ne arkivat shteterore te qarqeve pas marrjes se pelqimit me shkrim te fondkrijuesit kur ai ekziston
b drejtuesi i institucionit per dokumentet qe ruhen ne arkivat e sistemit ose ne arkivat qe administrojne dokumente te se njejtes tipologji
c cdo subjekt i autorizuar me ligj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›