PD mbyll negociatat me aleatët, Gjirokastrën e merr LSI-ja
14/03/2011 Këtë javë pritet firmosja e marrëveshjes në koalicionin e djathtë
PDIU dhe PR bashki të dyta, Arben Tafai ikën nga PR, do jetë kandidat i PD
Partia Demokratike i ka mbyllur të gjitha marrëveshjet me aleatët e saj politikë brenda koalicionit të djathtë në lidhje me zgjedhjet e 8 majit. Burime brenda mazhorancës bëjnë me dije se këtë javë pritet firmosja e marrëveshjeve. Një garë e fortë për bashkitë e mëdha pritet të zhvillohet nga socialistët e LSI-së dhe të PS-së në disa bashki kryesore të vendit. Megjithëse duket se PD-ja është treguar zemërgjerë, po të vëresh hartën e shpërndarjes, duket se në shumicë LSI-ja ka marrë përsipër bashki në zona kryesisht të së majtës. Data e fundit e regjistrimit të këtyre koalicioneve në KQZ, sipas Kodit zgjedhor, është 23 marsi.
Gara mes LSI-së dhe PS-së
Lëvizja Socialiste për Integrim do të kërkojë fitoren e kandidatëve të saj më 8 maj në bastionet e majta, pikërisht në zonat ku Partia Socialiste është shpallur fituese në zgjedhjet e kaluara vendore. Kështu, aleatja kryesore në koalicionin qeverisës, LSI-ja, pritet të marrë pjesë në garën elektorale për bashkitë e mëdha të vendit. Mësohet se ajo do të ketë kandidatët e saj në Bashkinë e Elbasanit dhe të Lezhës. Gjithashtu, LSI-ja rikonfirmon kryetarin aktual në Bashkinë e Lushnjës, Albert Sanxhakun, i cili është shpallur fitues në zgjedhjet e 2007-s nën siglën e koalicionit të majtë LSI-PS. Gjithashtu LSI-ja do të garojë edhe për Bashkinë e Gjirokastrës, ku pritej të përfaqësohej me deputetin e saj Vangjel Tavo, i cili, kur iu bashkua partisë së drejtuar nga Meta, deklaroi se do të ishte ai kandidati i kësaj force për këtë qytet. Por burime nga LSI-ja konfirmojnë se kandidati i saj për Gjirokastrën është Genc Sinoimeraj.
PDIU dhe PR
Ndërsa dy aleatet e tjera në këtë koalicion, PR-ja dhe PDIU-ja, do të kenë kandidatët e tyre në bashkitë e nivelit të dytë. Kështu, pritet që republikanët të kenë përfaqësuesin e tyre në këtë garë në bashkinë e Sukthit, por një lajm i tillë mbetet për tu verifikuar në ditët e ardhshme. Ndërsa sa i përket partisë së bashkuar të çamëve, ata pritet të kenë përfaqësuesit e tyre në bashkinë e Konispolit dhe të Cërrikut.
Opozita e Bashkuar
Koalicioni i majtë pritet të përfaqësohet në pjesën dërrmuese të bashkive të vendit nga Partia Socialiste. Aleatët e Opozitës së Bashkuar, PDK dhe PBDNJ, vetëm pak ditë më parë i kanë kërkuar kryesocialistit Rama që të përfaqësohen në zgjedhjet e 8 majit në zonat ku ato janë shpallur fituese në kohën kur ishin pjesë e koalicionit të djathtë të drejtuar nga PD-ja e kryeministrit Berisha.
Lufta për Himarën
PBDNJ-ja e Vangjel Dules ka kërkuar që të përfaqësohet në këto zgjedhje në Bashkinë e Himarës, ku pritet që kandidati i saj të jetë sërish kreu aktual i kësaj bashkie Vasil Bollano. Por nga ana tjetër pritet që mazhoranca e djathtë ti krijojë hapësirë në këtë garë forcës politike MEGA, ku konkurrenca e përfaqësuesve të minoritetit grek pritet të jetë i nteresante.
Lëvizjet për minibashkitë
Sa u përket zgjedhjeve të 8 majit, në minibashkinë numër 8 në Tiranë kreu aktual i saj, Blendi Tafai, nuk do të konkurrojë nën siglën e Partisë Republikane, por do të jetë përfaqësuesi i Partisë Demokratike. Gjithashtu në minibashkinë e Kombinatit kandidati i saj pritet të jetë i PD-së dhe jo i LSI-së. Ndërsa LSI-ja para pak ditësh konfirmoi garën e saj në minibashkinë numër 5, e cila aktualisht i përket Partisë Demokratike.
Kandidatët e mazhorancës për bashkitë
Partia Demokratike
Tiranë - Lulzim Basha
Durrës - Ferdinand Xhaferi
Shkodër - Lorenc Luka
Dibër - Ilir Krosi
Sarandë - Edmond Gjoka
Korçë - Andrea Mane
Vlorë – Ardian Kollozi
Bashkia Berat - pritet emri i kandidatit
Bashkia Fier - pritet emri kandidatit
Lëvizja Socialiste për Integrim
Elbasan - Durim Hushi
Lezhë - Viktor Tushaj
Gjirokastër – Genc Sinoimeraj
Lushnjë – Albert Sanxhaku
Bashkia – Përmet
Bashkia – Çorovodë
PDIU e Shpëtim Idrizit
Bashkia Cërrik
Bashkia Konispol
Partia Republikane
Bashkia Sukth