E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pozite - Opozite perplasen per Kopshtin Botanik

Mazhoranca dhe opozita u perplasen serish dje per Kopshtin Botanik ndersa ky i fundit thuhet se mund te preket nga projekti i Unazes se Madhe te kryeqytetit. Partia Socialiste akuzon qeverine se nepermjet ndryshimit te projektit fillestar rrezikohet qe te prishet nje nga pasurite kombetare sic eshte Kopshti Botanik duke nderhyre me 2 ha. ne brendesi te siperfaqes.


Kjo ka qene edhe arsyeja qe qindra qytetare ambientaliste etj. te mbeshtetur edhe nga deputete te Partise Socialiste protestuan kunder zbatimit te projektit pa u konsultuar me pare me palet e interesuara dhe me eksperte mjedisore.


Por i menjehershem ka qene reagimi i Ministrise se Transporteve vete ministri Sokol Olldashi rrezoi pretendimet e Bashkise se Tiranes si politike dhe jo infrastrukturore. Ministri Olldashi deklaroi se qeveria nuk mund te mbaje peng projektin e Unazes se Madhe per interesat individuale te kreut te baskise Edi Rames.


Protesta


Qindra qytetare protestuan prane Kopshtit Botanik kunder planit te qeverise per te nderhyre ne kete park plan qe rrezikon te zere rreth 2 ha. siperfaqe per ndertimin e Unazen e Madhe. Protesten e mbeshteten banore te kryeqytetit ambientaliste dhe deputete te Partise Socialiste te cilet kundershtuan njezeri tentativen e qeverise per te shfrytezuar nje siperfaqe te konsiderueshme te ketij kopshti botanik.


Ambientalisti Lavdosh Ferruni e cilesoi tentativen e qeverise nje masaker qe i behet pasurise kombetare duke shkaterruar biodiversitetin. Zoti Berisha ke nje profesor gjeneticien keshilltar pyete ate se sa specie ka Shqiperia. Dhe ketu ne kete kopsht ketu eshte ekzaktesisht ne miniature Shqiperia jone.


Kjo eshte pasuria jone biodiversiteti i pakrahasueshem qe ka dhe kjo duhet mbrojtur me cdo kusht. Kopsht Botanik ka cdo kryeqytet i Europes prandaj hiqni dore nga kjo masaker dhe lerini specialistet biologet e Shqiperise te punojne ketu dhe te nxjerrin ne pah vlerat e medha qe ka ky vend u shpreh i shqetesuar Lavdosh Feruni i cili i ishte bashkuar protestes.


Sekretari per eshtjet Mjedisore njeheresh edhe deputet i Partise Socialiste ne Kuvend Besnik Baraj i beri thirrje kryeministrit Berisha per te marre me pare mendimin e specialisteve.


Zoti Berisha pasi shkaterroi Akademine e Shkencave pasi nuk morri asnje mase mbrojtje per Muzeun e Shkencave te Natyres tani ka drejtuar syte tek kjo vlere e pazakonte e Shqiperise unikale.


Ai do te ishte mire ti adresohej pikerisht atyre personaliteteve qe per dekada e kane ndertuar kete pasuri eshte nje krim intelektual por edhe nje krim mjedisor qe duhet ndaluar me cdo kusht. I bejme thirrje ta ndaloje kete masaker sepse projekti i meparshem nuk e parashikonte kete gjymtim te Kopshtit Botanik theksoi Baraj.


I menjehershem ka qene edhe reagimi i Ministrise se Transporteve sipas te ciles ndryshimi i parashikuar nga qeveri do te preke vetem 10 metra hapesire nga Kopshti Botanik duke mos e cenuar me tej ate. Per ministrin Olldashi nuk ka asnje ndryshim nga projekti i meparshem i Bashkise se Tiranes duke i vleresuar akuzat si spekulative.


Pas tentativave te shumta me Bashkine e Tiranes ne kemi nisur punimet per Unazen e Madhe te kryeqytetit dhe punimet kane nisur me ndertimin e lotit nga fundi i rruges se Komunes se Parisit deri tek rruga e Elbasanit bazuar ne projektin e Bashkise se Tiranes.


Nuk i kemi hyre Kopshtit mes per mes por kemi prekur minimumin e gjelber te Kopshtit Botanik theksoi Olldashi. Duke akuzuar kreun e Bashkise se Tiranes Ministri i Transporteve sqaroi edhe arsyen qe sipas tij ka detyruar qeverine per devijimin nga projekti fillestar.


Pse ka devijim nga plani i Ccarccanit sepse ne kete territori shume prane Kopshtit Botanik jane ndertuar blloqe pallate nga Bashkia e Tiranes pallatet qe vijne mbi rruge dhe ne rast se gjykojme lejet e ndertimit qe prekin gjurmet e unazes jane miratuar nga keshilli i qarkut 2002 dhe mbajne firmen e Ilidiana Canaj kryetare qarku si perfaqesuese e zotit Rama.


Per te mos kryer masaker mbi keto pallate shumekateshe te Rames jemi te detyruar te nderhyjne 10 meter ne Kopshtin Botanik por jo ta shkaterrojme ate deklaroi Olldashi.


PD Unaza do i jape pergjigje trafikut te renduar


Ne prag te zgjedhjeve vendore Partia Demokratike mbrojti projektin e qeverise per ndertimin e Unazes se Madhe te kryeqytetit. Deputeti demokrat njeheresh edhe kryetar i deges se PD-se per Tiranen Aldo Bumci u shpreh se kryebashkiaku Edi Rama do e marre pergjigjen e qytetareve ne zgjedhjet vendore per masakren urbane qe sipas tij eshte bere ne kryeqytet gjate qeverisjes se saj prej se majtes.


I garantoj qytetaret e Tiranes se do te ndertojme Unazen e Madhe te Tiranes duke i dhene zgjidhje jo vetem trafikut te kryeqytetit por edhe ndotjes qe krijohet nga trafiku i bllokuar duke mbrojtur Kopshtin Botanik.


Edi Rama do marre pergjigjen e merituar qytetare per masakren urbane dhe mjedisore me pasoja te renda per shendetin e qytetareve te Tiranes akuzoi deputeti demokrat Bumci. Sipas tij mbas 11 vjet qeverisjeje te Edi Rames ne Tirane jane pergjysmuar hapesirat e gjelbra nderkohe qe eshte katerfishuar taksa e gjelberimit.


Bashkia e Tiranes Olldashi po shpif per Unazen


Bashkia ne Tiranes cilesoi si shpifje deklaratat e Ministrit te Transporteve Sokol Olldashi per ndertimin e Unazes se Madhe. Olldashi ka vetem nje pune te shpife Saliu ka vetem nje pune te grabise Projekti i devijuar i Unazes lidhet me grabitje trojesh per interesat e Saliut jo me lejet e Bashkise se Tiranes.


Projekti i Bashkise se Tiranes realizuar nga eksperte nderkombetare me financim te BERZH-it dhe i miratuar edhe ne KRRT nuk e cenon kopshtin botanik. Projekti i pamiratuar ne KRRT i Saliut dhe i bere me ekspertin e grabitjes se rrugeve Sokol Olldashi mbi koke e shqyen kopshtin botanik u shpreh zedhenesi i Bashkise se kryeqytetit Florion Serjani.


Pas miratimit te projektit ne mbledhjen e fundit te Keshillit te Rregullimit te Territorit qeveria vendosi me 24 nentor fillimin e procedurave te tenderimit per segmentin Komuna e Parisit - Rruga e Elbasanit.


Per segmentin me gjatesi 5.4 kilometra qeveria ka llogaritur nje kosto totale prej rreth 2.3 miliarde lekesh e cila duket e veshtire nga qeveria per tu perballuar. Segment tjeter i unazes se madhe te Tiranes i miratuar ne KRRTRSH eshte edhe ai Babrru- Kthesa e Kamzes i cili ka nje gjatesi prej 6.6 kilometra dhe kosto 115 milione leke.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›