E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drejtoresha e Arsimit akuzon ish-vartesen per sulm fizik

SARANDE- Drejtoresha e Drejtorise Arsimore Sarande Lina Vaso ka bere dje nje kallzim ne Komisariatin e Policise Sarande kundrejt nje mesueseje te pushuar nga puna prej saj Adriana Kushta duke atakuar njeheresh dhe perfaqesuesit e OSBE-se.

Sipas burimeve zyrtare nga Komisariati Sarande zonja Vaso ka akuzuar per dhune ne mjediset e Hotel Butrintit ne prani te perfaqesuesit te OSBE-se zonje Adriana Kushta se e ka dhunuar deri ne grisjen e rrobave dhe e ka fyer. Pas denoncimit te Vasos tre efektiva te policise kane shkuar ne banesen e Adriana Kushtes e cila nderkohe ka qene ne nje takimin konsultativ me perfaqesues te shoqerise civile dhe nje grup mesuesish te pushuar nga zonja Vaso. Vete zonja Kushta ka mohuar te kete patur ndonje perplasje qofte fizike apo verbale me ish-eproren e saj duke thene se nuk patur asnje me te voglin kontakt me te. Nderkohe qe eshte konfirmuar ky fakt dhe nga pjesmarresit ne takimin e zhvilluar ne Hotel Butrinti.

Adriana Kushta eshte nje nga 41 mesueset e pushuara nga drejtoresha e Arsimit ne Sarande Lina Vaso ne emer te reformave por qe ka fituar procesin gjyqesor te kompesimit dhe rikthimit ne pune edhe ne Gjykaten e Apelit Gjirokaster. Ajo tha se me zonjen Vaso ka ndjekur vetem perballjen gjygjesore dhe asgje me teper duke shfaqur habi per denoncimin qe i eshte bere per ushtrim dhune shoqeruar me grisje rrobash.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›