Dorehiqet Beqiri drejtor i metrologjise
TIRAN- Leonard Beqiri ish-zv.ministri i filmuar duke ndare 70 mije euro ka dhene dje doreheqjen tek kryeministri Sali Berisha. Ne nje komunikate te ndare per shtyp Beqiri ka bere te ditur vendimin qe sipas tij vjen per ti hapur rruge hetimeve te prokurorise. Doreheqja e Leonard Beqirit nga posti i Drejtorit te Pergjithshem te Metrologjise u be disa ore pas deklarates se ish-ministrit se Energjetikes Dritan Prifti ku pohohej ekzistenca e videos ne te cilen dy pushtetaret e METE-s ishin filmuar teksa merrnin nje sasi parash.
I kontaktuar nga Shekulli zoti Beqiri nuk pranoi te bente asnje koment mbi doreheqjen e tij qofte edhe mbi faktin se ai eshte person nen hetim nga prokuroria shqiptare. Nuk kam asgje per te komentuar vec asaj qe kam thene ne deklaraten time per shtyp. Nese une jam nen hetim do ta mesoni se shpejti. Doreheqja qe dhashe lidhet me vlerat dhe integritetin moral te cilat nuk me lejojne te qendroj ne nje funksion zyrtar derisa te provohet pafajesia ime - tha per gazeten Shekulli Leonard Beqiri qe pohoi se eshte i gatshem te vihet ne dispozicion te hetimeve te nisura nga Prokuroria.