Drejtoresha e BB: Papunësia dhe sektori financiar, shqetësuese. Ja masat që duhet të marrë qeveria e re 12 muajt e parë
Drejtoreshë e Bankës Botërore për Europën Juglindore dhe Azinë Qendrore, Ellen Goldstein, duke folur në konferencën e organizuar nga PS-ja, ka thënë se ekonomia shqiptare është në gjendje të vështirë. Sipas saj, është rritur niveli i papunësisë, ndërsa sektori financiar është i cënueshëm.
Unë kam ardhur në Shqipëri në fakt përpara 20 vjetësh dhe kam qenë pjesë e zyrës së Bankës Botërore, ekipit të parë për të vlerësuar ekonominë pasi Shqipëria doli nga dekada të shumta të izolimit politik Sot Shqipëria është një ekonomi më e hapur. Në fakt Shqipëria, sot, fatkeqësisht duket një vend me papunësi shumë të lartë, një sektor financiar shumë të cenueshëm, disa mund të thonë që Shqipëria mund të rrezikojë që të bjerë në një kurth të vendeve më të ardhura të mesme, domethënë pak inovime, shërbime, por duhet thënë edhe që prodhimi duhet rritet në vend. Këto janë disa nga sfidat me të cilat do të përballet qeveria e re, tha Goldstein.
Sipas saj, parandalimi i krizës, krijimi i vendeve të punës, mbrojtja e burimeve natyrore, janë disa prej sfidave që duhet të përballet qeveria e re në 6 deri 12 muajt e parë të saj.
Unë mendoj që është e mrekullueshme që kryeministri i zgjedhur dhe qeveria e re dëshiron që të shikojnë këto sfida. Unë do të sugjeroja katër fusha prioritare ku mendoj që qeveria mund të marrë hapa specifikë në 6 deri në 12 muajt e ardhshëm.
1- Të parandalohet kriza
2- Krijimi i vendeve të punës
3- Dhënia e shërbimeve
4- Mbrojtja e burimeve natyrore, u shpreh ajo.