E Diel, 1 Nëntor 2026

Imami shpjegon se si SHQUP-i i kaloi PD-së: Kemi ndërtuar një godinë tjetër në vend të saj

imamiPër herë të parë, pas një muaj nga skadali i dhurimit të Shtëpisë Qendore të Ushtrisë, partisë në ike nga pushteti,  ka  folur ministri i Mbrojtjes, Arben Imami. Duke folur për televizionin Klan, Imami ka deklaruar se kërkesa për kalimin e SHQUP-it  në pronësi të Partisë Deokratike ka ardhur nga ministri i Brendshëm, Flamur Noka, e sipas tij, ky vendim është marrë pasi godina nuk mund ti shërbente më nevojave të ushtrisë.

Meqenëse kjo ndërtesë ishte e papërshtatshme për nevojat e reja të një force të armatosur  të NATO-s për PR (Public Relations), i cili sot është një nga prioritetet themelore për të gjithë focat e NATO-s, prej tre vitesh kemi filluar ndërtimin e një godine të re për këtë qëllim. Ndërtesa e re është nja 100 metra larg nga godina e SHQUP-it dhe është drejt përfundimit. Ajo do të të ketë të gjitha kapacitetet që i duhet ushtrisë.  Për këtë shkak ndërtesa aktuale mbetet e lirë dhe pronë publike. Ne si ministri, mbi bazën e kërkesë së Ministrisë së Brendshme,  i bëmë propozimin Presidentit të Republikës për ta hequr këtë godinë  nga plani i përhapjes. Ministria e e Brendshme, mbi bazën e një vendimit të Këshillit të Ministrave, do tia kalojë këtë ndërtesë  Partisë Demokratike.  Kjo është sa ka ndodhur ndaj dhe sulmet për këtë çështje kanë qenë politike. Ne nuk shesim asnjë  pronë. E vetmja pronë publike që ne kemi veçuar nga  plani i përhapjes është godina e SHQUP-it- ka deklaruar ministri i Mbrotjes, Arben Imami, mbi procedurat e ndjekura të dhurimit të  godinës së ushtarakëve Partisë Demokratike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›