Shembulli izraelit për ekonominë: Ju duhet të investoni mbi të gjitha tek njerëzit
President and CEO “J.F.I ltd. “, Jacob Fass, nga Izraeli, i ftuar në konferencën e PS-së për ekonominë, ka thënë se Shqipëria ndodhet në gjendjen e Izraelit 20 vite. Sipas tij, Shqipëria duhet të ndjekë modelin e këtij vendin apo Irlandës, duke investuar mbi të gjitha tek njerëzit.
Besoj se ajo çka kemi arritur në Izrael mund të arrihet edhe në Shqipëri. Izraeli është vend i izoluar, është i vogël, ka një treg të vogël, nuk ka lëndë të parë dhe varet mjaft nga eksporti. Në fakt vite më parë ka qenë shumë i ngjashëm me Shqipërinë. Pjesa më e madhe e eksporteve tona ishte bujqësia. Por ne ndryshuam drejtim. Vendosëm se nëse do të donim të ekzistonim do të na duhej të zhvillonim industrinë e vlerës së shtuar. Unë do të doja të përqendrohesha tek teknologjia e industrisë së lartë dhe do tju them pse. Mund ta dëshmojmë këtë me shumë gjëra që i kemi bërë në Izrael dhe që mund të zbatohen këtu. Irlanda ishte e suksesshme në Europë, si vend i vogël, sepse krijoi autoritetin më konkurrues të investimeve. Kjo është arsyeja pse investuesit e huaj shkuan në Irlandë. Izraeli ishte i suksesshëm, përse?! Sepse ne morëm modelin Irlandez. E përmirësuam pak më tepër. Ne arritëm të punësonim 20 mijë punonjës në teknologjinë e ulët dhe atë të lartë. Në Izrael ne krijuam industritë e kapitalit të vogël, për shembull si tekstili, dhe në industritë të cilat do duheshin të hapeshin vendet e punës. Ne u përpoqëm të ndryshonim drejtim. Ne vendosëm të investonim në të vetmin burim të madh që kishim që ishte burimet njerëzore, njerëzit. Krijuam grupime ku qeveria investonte para për kërkim dhe zhvillim në teknologjinë e lartë, ka thënë Fas gjatë fjalës së tij.
Ndërkohë Izraeli krijoi një fond investimesh prej 30 milion dollarësh në mënyrë që të kultivonte dhe të investonte para për të rinjtë që vinin me ide biznesi si Steve Jobs p.sh. Në Izrael këta njerëz mund të shkojnë në qeveritë marrin një shumë parash dhe të fillojnë. Këtu në Shqipëri kam takuar njerëz të cilët nuk dinë se çfarë është kapitali me sipërmarrje. Ne në Izrael krijuam një fond të vogël për këtë. Morëm përfitime prej qindra milionë dollarësh. Kishin 1200 deri në 1500 biznese të nisura. Më pas këto arritën të gjeneronin para dhe të futesh edhe në bursë. Arritëm të zhvendosnim mënyrën sesi mendonim, pra e kthyem ekonominë tonë në një ekonomi me vlerë të lartë, ka thënë ai gjatë fjalës së vet.
Sipas Fas, ju duhet të ekspozoni veten jashtë, duhet të marketoni, tregtoni veten jashtë. Ju duhet ta shisni veten në të njëjtën mënyrë siç shiten produktet në marketing. Ju duhet të bëni shfaqje, të tregoni se çfarë projektesh nisni. Në qoftë se keni një sektor hidroelektrik atëherë duhet të theksoni, të shkoni shumë fort tek ky sektor. Jam i bindur që këtu ka njerëz që kanë ide shumë të mira, por sdinë se çfarë të bëjnë. E çfarë bëjnë? Ata emigrojnë.
Pjesa më e madhe e milionerëve në Izrael e që shtyjnë lokomotivën ekonomike janë sipërmarrës nën moshën 30 vjeçare. Sipërmarrësit e rinj në Izrael erdhën me idetë e tyre, u financuan me paratë e qeverisë dhe qeveria i morri këto para mbrapsht me një bonos shtesë. Kjo është një fazë, Shqipëria duhet të futet dhe përfshihet.