Drejtoresha e “Kosova Sot” hyn në PDK

Edhe pse është pronë e uzurpuar e më një ndërtim pa leje në oborr, qytetarët nuk mundë të parkojnë veturën para selisë së PDK-së, pos, anëtarëve të partisë, ose miqve. Por, drejtoresha e gazetës “Kosova Sot”, Margarita Kadriu e ka parkuar veturën pa problem. Ajo është parë dje duke hyrë në selinë e PDK-së.
Indeksonline e ka fotografuar veturën e Kadriut, por pas disa orësh sekretarja e gazetës “Kosova Sot” ka thënë për Indeksonline se, drejtoresha për rastin në fjalë e ka lajmëruar policë në Kosovës. “Drejtoresha e ka lajmëruar Shpend Maxhunin meqë ju e keni fotografuar veturën”, ka thënë sekretarja e Kadriut.
Deri sa nuk dihet vizita e drejtoreshës në PDK, burime të Indeksonline mësojnë se Kadriu është afruar shumë me PDK-në, sidomos pas telasheve që gazetës “Kosova Sot” i kanë dalë me Komunën e Prishtinës rreth një konteksti pronësor. /Indeksonline/